Përbërësit:
300 gr miell
6 lugë supe grimca cokollatë (trufa)
200 gr qumësht
240 gr sheqer
200 gr gjalp në temperaturën e dhomës
3 vezë
pak kripë
Për glaso’
2 lugë supë qumësht
4 lugë supë sheqer
1 lugë supë gjalp
2 lugë supe kakao
Përgatitja:
Ndani të bardhat nbga të verdhat e vezëve. Të bardhat i rrihni me rende me pak kripë. Në një tas rrihni të verdhat, me gjalpin dhe sheqerin deri sat ë shkriftohen.
Përziejini miellin me baking poëder. Shtoni në herë nga masa me të verdhat dhe një herë miell e qumësht në mënyrë të alternuar, duke i perzier. Në fund shtoni marengën pak e nga pak me kujdes, që masa të mos shfryhet.
Zbrazni masën e kekut në një formë 25 cm të lyer mirë me gjalp. Piqeni në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40-45 minuta.
Nxirreni nga furra dhe lijeni 10 minuta të ftohet. Ndërkohë përgatisni glaso’n.Vendosni përbërësit në një tenxhere të ziejnë në zjarr të fortë. Kthejeni kekun përmbys dhe mbulojeni me glaso’.