Vetting-u/ Nis kontrolli, dhjetëra gjyqtarë nuk justifikojnë pasurinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetting-u/ Nis kontrolli, dhjetëra gjyqtarë nuk justifikojnë pasurinë

09:56 | 08/02/2017
në Shqiperi
0
Konstitucionalisti, Kristaq Traja, duke folur gjate Analizes Vjetore te Drejtesise ne Shqiperi 2015, me teme "Reforma ne Drejtesi, Sfida e te Sotmes, Garancia e se Ardhmes", ne Pallatin e Kongreseve. 	/r/n/r/nConstitutionalist, Kristaq Traja, speaks during the annual analysis of Reform in Justice in Albania in 2015, at Congresses Palace.

Dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë nuk justifikojnë me dokumentacion ligjor një pjesë të pasurive të paluajtshme, huamarrjeve dhe llogarive bankare. Në zbatim të ligjit të Veting-ut, Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, ka nisur prej disa ditësh procedurën e kontrollit të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas përparësisë të parashikuar në ligj.

Shqiptarja.com ka mësuar se nga hapja e dosjeve të para të pasurive, janë konstatuar mungesa të theksuara në dokumentacion, kryesisht për justifikimin e pasurive të paluajtshme, të deklaruara para dhe gjatë ushtrimit të detyrës.

Ashtu siç edhe paralajmëroi vetë Unioni i Gjyqtarëve, në fund të vitit të kaluar, në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit të Veting-ut, një pjesë e njerëzve të drejtësisë nuk vërtetojnë dot ligjshmërinë krijimit të pasurive.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Edhe pse inspektorët e ILDKP kanë nisur verifikimin e një numri të kufizuar deklaratash pasurie, nisur nga intensiteti i konstatimeve të problematikave të para, numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që mund të penalizohen për shkak të mungesës së dokumentacioni ligjor për justifikimin e pasurisë, pritet të jetë i lartë. ILDKP do të ketë 180 ditë kohë për të kontrolluar vërtetësinë e të gjitha deklaratave të pasurisë. Krahas kontrollit, ILDKPI do të kalojë një kopje të të gjitha dosjeve të pasurive në duart e vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët do të jenë prokurorë dhe gjyqtarë nga SHBA dhe Evropa.

Të gjitha gjetjet e konstatuara nga inspektorët e ILDKP, së bashku me mendimet dhe provat që do të paraqesin prokurorët dhe gjyqtarët e SHBA-BE, për çdo dosje pasurie të kontrolluar, do të reflektohen në një raport, i cili do t’u përcillet organeve të Veting-ut.

Në fund të raportit, për çdo gjyqtar apo prokuror, ILDKP do të konstatojë nëse deklarimi i pasurisë është i saktë, nëse ka mungesë të burimeve financiare, është kryer fshehje e pasurisë, është kryer deklarim i rremë apo subjekti gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Shkalla e parregullsive dhe e pasurisë së pajustifikuar do të jetë përcaktuese për fatin e gjyqtarit apo prokurorit.

Pamundësia e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të paraqitur dokumente për ligjshmërinë e pasurive është parashikuar në ligjin e Veting-ut. Pika 2 e nenit 32 të ligjit të Veting-ut, parashikon që nëse gjyqtari apo prokurori është në pamundësi objektive për të disponuar dokumentin që justifikon ligjshmërinë e krijimit të pasurive, duhet t’i vërtetojë institucionit të rivlerësimit se dokumenti është zhdukur, ka humbur, nuk mund të bëhet përsëri ose nuk merret në rrugë tjetër. Ligji parashikon që do të jenë institucionet e vlerësimit, ato të cilat do të vendosin nëse mosparaqitja e dokumenteve justifikuese është për shkaqe të arsyeshme.

Shqiptarja.com ka mësuar se jo të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kanë zbarkuar udhëzimin e ILDKPI, të datës 10.10.2016, për mënyrën e deklarimit të pasurive, në pronësi, posedim dhe përdorim, burimet e krijimit të tyre, detyrimet financiare etj. Ky udhëzim me 28 pika, përcakton modalitetet e plotësimit të deklaratës së pasurisë dhe justifikimin me dokumentacion ligjor.

Përpos të tjerave, subjektet e vlerësimit duhet të paraqisnin pranë ILDKP edhe kontratat e lidhura dhe kolateralin e vënë si garanci për kreditë, kusht që jo të gjithë e kanë plotësuar. Po ashtu, duhet të paraqisnin dokumentacionin e plotë ligjor, lejen e ndërtimit, preventivin, situacionin e plotë të dhe shpenzimeve të kryera për ndërtimet, ndërtime, shtesat ose rikonstruksione të pjesshme ose të plota për banesa ose çdo ndërtim tjetër. Ata duhet të vërtetonin huamarrjet dhe huadhëniet, pasuritë e paluajtshme, të luajtshme, likuiditetet etj.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Unioni Gjyqtarëve të Shqipërisë, në një dokument prej 30 faqesh drejtuar Gjykatës Kushtetuese, deklaronte se gjyqtarët dhe prokurorët e kishin të të pamundur për të justifikuar pasuritë që nga rënia e sistemit komunist.

“Provimi i burimeve të ligjshme për pasuri të vëna përpara detyrës për të dhe për familjarët, është një kërkesë që nuk plotëson asnjë qëllim, por thjesht kërkon të penalizojë subjektet, për pamundësinë e tyre për të gjetur dokumente. Dhe një rrezik i tillë është real, duke patur parasysh kohën e gjatë që mund të ketë kaluar që nga krijimi i pasurisë, rrethin e subjekteve të deklarimit, faktin që familjarët, apo subjektet mund të kenë punuar në emigracion të pasiguruar, apo faktin që ekonomia shqiptare ka qenë informate dhe pavarësisht punës së ndershme, të ardhurat nuk mund të provohen dhe të klasifikohen edhe ligjërisht si burime të ligjshme fitimi pavarësisht se, nuk kanë rrjedhur fare nga detyra, apo abuzimi i subjektit me të”, pretenduan gjyqtarët.

Konstatimet e ILDKP

  1. Deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin, me burimet e ligjshme financiare dhe që nuk gjendet në situatë konflikti interesi;
  2. Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë;
  3. Është kryer fshehje e pasurisë;
  4. Është kryer deklarim i rremë;
  5. Subjekti gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Pasuritë jashtë vendit, sfida kryesore e ILDKP
Me fillimin e procesit të verifikimit, një nga sfidat më të vështira të ILDKP do të jetë gjurmimi dhe konstatimi i pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve jashtë vendit. Ligji i Veting-ut parashikon që nëse subjekti i rivlerësimit ose personat e lidhur kanë pasuri jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ai paraqet deklarimet bankare të viteve të fundit, të dhënat e fundit mbi regjistrimin e pasurisë ose dokumente të tjera që tregojnë vlerën e pasurive që ndodhen jashtë shtetit. Por, numri i subjekteve që kanë deklaruar pasuri jashtë vendit është i papërfillshëm. Në këto kushte, është detyra e ILDKP dhe hetuesve të SHBA-BE, për zbulimin e pasurive të fshehura jashtë vendit.

Procedura e kontrollit të pasurive 
1. ILDKPKI-ja, bazuar në deklarimet e pasurive, zhvillon një procedurë të plotë kontrolli në përputhje me këtë ligj, ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyrimeve
financiare të personave të zgjedhur dhe nëpunësve të caktuar publikë”, ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Kodin e Procedurave Administrative.

2. Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së, për qëllimet e rivlerësimit, mund të kërkojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta, dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit në përputhje me ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta. Këto dokumente ose informacione mund të përdoren në cilësinë e provave përpara Komisionit ose Kolegjit të Apelimit.

3. ILDKPKI-ja mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, që të kërkojnë informacione, të konsultojnë, të kopjojnë dhe të hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit ose personat e lidhur me të, si dhe dokumentet shoqëruese.

/shqiptarja.com/

Etiketa: BEgjyqtarëtILDKPILDKPIKontrolli i pasuriseSHBAUnioni i GjyqtarëveVettingu

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Lajmi që Serbia do të sulmojë Kosovën, përgënjeshtrohet nga NATO

Lajmi që Serbia do të sulmojë Kosovën, përgënjeshtrohet nga NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com