Aleanca PS-LSI duhet të vazhdojë pavarësisht përplasjeve të fundit dhe shkarkimit të Ylli Manjanit si ministër drejtësie, kështu është shprehur deputeti socialist Pjerin Ndreu.
Nga ana tjetër ai është shprehur ‘i çuditur’ me akuzat e Manjanit duke theksuar se puna nuk mund të përbaltet nga problemet personale.
“Jam i çuditur me Manjanin. Vijoi punën kur paska qenë në ambient të ndotur. Puna, nuk mund të përbaltet nga problemet personale. Aleanca midis PS dhe LSI duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Ndreu.