Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar Lulzim Bashën duke thënë që është i vetmi “lider” opozite që shpjegon se përse u shkarkua një ministër, siç është rasti i Ylli Manjanit sot.
Postimi në facebook i Taulant Ballës:
Luli mund të jetë i vetmi “lider” opozite në botë që kur shkarkohet një ministër kërkon shpjegime se pse u shkarkua. Madje, shkon deri aty sa merr në mbrojtje edhe ministrin e shkarkuar. Po kështu edhe Saliu dhe po njësoj edhe Ben Blushi, Luli tjetër i Saliut! E si të mos ketë debate në koalicion. kur opozita bën gare kush e mbron më shumë një ministër që shkarkohet?
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra Manjanin, ndërsa në vend të tij propozoi sërish një tjetër emër me rëndësi nga LSI, Petrit Vasilin, i cili mban postin e nënkryetarit të kësaj force dhe kreun e grupit parlamentar. Fill pas vendimit të dhënë, Ylli Manjani, në një konferencë për mediat, sulmoi qeverinë, ndërsa zbuloi dhe disa nga arsyet, që sipas të çuan në shkarkimin e tij.
“Në Santa Quaranta ministrat e Ramës flinin me dashnoret. Këto që po i them i dinë shumë mirë, dhe janë të dokumentuara nga shërbimet patrnere”, tha mes të tjerash Manjani.