Takimi një ditë pas ndryshimeve të papritura në qeveri
Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta në takim te kryesia e Kuvendit. Një ditë pas ndryshimeve të papritura në qeveri, ku u shkarkuar ministri i Financave Shkëlqim Cani, kryeministri Rama është drejtuar për tek kryuesia e Kuvendit për tu takuar me aleatin e tij në qeverisje, kreun e LSI-së Ilir Meta. Ndryshimet e papritura në qeveri por edhe mundësia për ndryshime të tjera mendohet të jetë tema e diskutimit mes krerëve të mazhorancës.
Një ditë më parë, kryeministri Rama shkarkoi Shkëqlim Canin nga detyra e ministrit të Financave dhe në vënd të tij emëroi Arben Ahmetajn. Ky i fundit la ministrinë e Ekonomisë të cilën do ta drejtojë në vazhdim, ministrja e emëruar nga Rama, Milva Ekonomi.