KQZ nënshkruan marrëveshje me Shoqatën Botërore të Organeve Zgjedhore për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje
Kryetari i Komisioni Qendror Zgjedhjor Denar Biba ka hedhur poshtë kërkesën e partisë Demokratike për votimin elektronik.
Në një dalje për mediat Kryetari i KQZ tha se është e pamundur që votimi elektronik të implemetohet për 5 muaj.
Më tej ai shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kryejë një studim fizibiliteti për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe për këtë nënshkroi një memorandum me Shoqatën Botërore të Organeve Zgjedhore.
Gjithashtu Biba tha se projete të tilla kërkojnë të paktën 2 vite kohë për tu vënë në zbatim.