Shërbimet sekrete dyshonin se i riu kishte planifikuar një sulm me bombë në kryeqytetin e Vjenës në fund të janarit
Pasditen e sotme forcat speciale bënë të mundur arrestimi e të riut shqiptar në një apartament në Vjenë. Ndalimi i tij vjen si pasojë e paralajmërimeve që kishin dhënë shërbimet sekrete të huaja ndaj autoriteteve austriake për një sulm të mundshëm me bombë në fund të janarit .
Gazeta austriake “Krone” tha se një grup islamikësh radikalë me prejardhje nga Shqipëria kishin planifikuar nëj sulm në Vjenë mes 15 dhe 30 janarit. Megjithatë, nuk bëhet asgjë e ditur mbi burimet e këtij raporti.