“Krimi shtetëror ka mbetur i pandëshkuar. Drejtësia për “21 janarin” nuk është vendosur”, ka deklaruar Ministri i Bredshëm Sajmir Tahiri.
Tahiri: “Është një nga çështjet themelore ku dallohen shumë qartë të paktën dy gjëra. E para, krimi shtetëror që ka mbetur i pandëshkuar. E dyta, nevoja për të reformuar sistemin e drejtësisë, duke filluar më së pari me ata gjyqtarë që kanë sanksionuar një krim të dytë lidhur me ata që u vranë në 21 janar”
Tahiri e ka cilësuar se Reforma në Drejtësi do të zgjidh një herë e mirë mundësinë që shteti nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar të vrasë për herë të dytë, si ka ndodhur për fat të keq me familjet e “21 janarit”, që ende sot nuk kanë drejtësi.
“Sot, ata që vranë në 21 janar nuk janë dënuar. Ata që fshinë kamerat në 21 janar nga Kryeministria, nuk janë dënuar. Ata që dhanë urdhër për të vrarë, nuk janë dënuar. Ajo që është e rëndësishme është që ne të kuptojmë bashkërisht që kemi një borxh të trashëguar dhe ende të pashlyer lidhur me ata që u vranë nga shteti në 21 janar” është shprehur Tahiri.