Një ftesë apo biletë e blerë për ceremoninë e Tramp?! Basha: Jam i ftuar zyrtarisht – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një ftesë apo biletë e blerë për ceremoninë e Tramp?! Basha: Jam i ftuar zyrtarisht

11:01 | 20/01/2017
në Shqiperi
0
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Gazetari i VOA vë në dyshim ftesën e kreut të opozitës për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidenti të SHBA-së, ja si e pyet ai Bashën: Ajo që dihet është që nuk ka ftesa zyrtare nga qeveria amerikane. Do të thotë se ju i quani ftesa ato që quhen po bileta?

“Unë jam ftuar në ceremoninë e inaugurimit dhe në ceremonitë e tjera me rastin e inaugurimit, nga anëtarë të mazhorancës.”- ka deklaruar kryetari i PD-së Lulzim Basha. Në një intervistë në “Zëri i Amerikës” Basha ka sqaruar statusin e tij në ceremoninë e inagurimit te presidentit të SHBA-së Donald Tramp.  Gazetari i VOA  ka shpjeguar fillimisht se nuk ka ftesa zyrtare nga SHBA dhe ka kërkuar sqarime se si ka mbërritur Basha në ceremoninë e Tramp.  Por kreu i opozitës ka këmbëngulur duke u shprehur ndjehej i nderuar t’u përgjigjet ftesave të përfaqësuesve të shumicës duke thënë se “ftesat janë ftesa, nuk janë bileta, janë të papaguara, janë të dërguara dhe jo të kërkuara”.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Pjesë nga intervista

Zëri i Amerikës: Zoti Basha ju ndodheni këtu në Uashington për ceremoninë e përurimit të Presidentit të ri Donald Trump. Fillimisht do të kërkoja një sqarim për statusin me të cilin po merrni pjesë ju në këto ceremoni. Ka pasur spekulime në shtypin shqiptar për mënyrën se si vijnë zyrtarët shqiptarë këtu në Uashington. Ajo që dihet është që nuk ka ftesa zyrtare nga qeveria amerikane. Ftesat lëshohen nga anëtarët e kongresit, ligjvënës ose senatorë. Cili është statusi juaj?

Lulzim Basha: Unë jam ftuar në ceremoninë e inaugurimit dhe në ceremonitë e tjera me rastin e inaugurimit, nga anëtarë të mazhorancës, pra të partisë republikane të kongresit amerikan. Për shembull, dje kam qenë i ftuar i senatorit Ted Cruz. Për ceremoninë e inaugurimit kam ftesë të përbashkët nga kryetari i komisionit për Europën në komisionin e jashtëm të Kongresit dhe nga bashkëkryetari i komisionit për OSBE-në, nga dy kongresmenë të njohur republikanë dhe po kështu kam një numër ftesash nga kongresmenë dhe senatorë të partisë demokratike për disa nga aktivitetet e tjera që organizohen gjatë inaugurimit të presidentit Trump. Pra, ftesat janë ftesa, nuk janë bileta, janë të papaguara, janë të dërguara dhe jo të kërkuara dhe unë jam i nderuar që u jam përgjigjur ftesave të përfaqësuesve të shumicës në kongresin amerikan dhe të partisë republikane, komitetit kombëtar republikan për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Trump, pra, në ceremoninë e inaugurimit dhe të gjithë festimet dhe ceremonitë e tjera.

Zëri i Amerikës: Në fakt do të bëj një sqarim. Do të thotë se ju i quani ftesa ato që quhen po bileta. Por dallimi është që disa prej këtyre dalin në forume të ndryshme të shtiblerjes online, përfundojnë atje, në rrugë pa të drejt dhe njerëz të ndryshëm mund të arrijnë t’i blejnë me çmime nga pesëqind deri në disa mijë dollarë?

Lulzim Basha: Nuk e kam ndjekur këtë proces, me thënë të drejtën. Unë jam i ftuar zyrtarisht nga anëtarë të kongresit, nga anëtarë të mazhorancës dhe nga komiteti kombëtar republikan për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit dhe në të gjitha ceremonitë e tjera që zhvillohen gjatë kësaj jave, disa prej të cilave kanë filluar.

Etiketa: kreu i opozitësLulzim Bashapresidenti i ri i amerikesZeri i Amerikes

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Tiranë/ Zjarr në një pallat, humb jetën një person

Tiranë/ Zjarr në një pallat, humb jetën një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte –

Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte –

20:29 | 07/04/2026
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe –

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe –

20:05 | 07/04/2026
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –

19:44 | 07/04/2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

19:14 | 07/04/2026
Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

18:27 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte –
  • Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe –
  • “Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –
  • Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –
  • Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –
  • Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte –
  • Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com