Donald Trump ose Presidenti që do të bëjë histori! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Donald Trump ose Presidenti që do të bëjë histori!

10:22 | 20/01/2017
në Opinion
0
Arian Galdini

Arian Galdini

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Arian Galdini
A është shenjtor Donald Trumpi? Sigurisht që jo. A është mëkatar Presidenti i 45 i SHBA? Pa asnjë mëdyshje, shumë mëkatar. Përndryshe nuk do të ishte bërë dot aq i pasur. Biblikisht, sa ka shanse një xhirafë të hyjë në vrimën e gjilpërës, aq ka shanse një pasanik.
E megjithatë, Donald Trumpi guxoi më tepër se cilido tjetër i sërës dhe partisë së tij dhe ia doli mbanë.
Guxoi të bëjë fushatë kundër të gjithëve, madje edhe kundër vetes së tij dhe ndërsa askush nuk e priste, fitoi zgjedhjet presidenciale. Kundërshtarët e përçmuan, urryen, shanë, akuzuan. Rivalët dhe oponenetët brenda Partisë Republikane e grushtuan sa mundën nën brez. Mediat e kthyen në një Godzilla që kishte zbritur në qytetin politik për të bërë dëme.
Ai vetë kurrë nuk konkuroi me veten e tij, sepse e dinte që fituesi duhej të ishte një makth, të cilin askush nuk e do në realitet, por të gjithë grisin xhaketat në radhë për ta parë në kinema.
Ia doli mbanë.
Donald Trump u bë Boogeyman që të gjithë rendnin për ta parë në Kinema, ndërsa zëvendëspresidenti Mike Pence ishte garanti që në fund çdo gjë do të shkonte ashtu si duhej, pra sipas rrugëve e mënyrave të Zotit.
Kam parë videomesazhe të patransmetuara në media, por të shpërndara në mënyrë virale në ëhatsapp dhe viber, ku Traktati i Mike Pence shpalosej me gjithë hirin e plotësinë e tij ungjillore. Kam parë fjalime të Ivanka Trump dhe të djalit të Donald Trump, të cilat gjithashtu rrokeshin vetëm të përçuara celular pas celulari, e ku familja e re presidenciale, paraqiste kredenciale të jashtëzakonshme ungjillore.
Asgjë nga këto nuk e kemi parë në televizor. Asgjë nga këto nuk e ka paraqitur vetë Donald Trumpi.
Kjo është dëshmi e një strategjie komunikimi të mirëstudiuar, nëpërmjet së cilës mediat tradicionale u skualifikuan dhe mesazhi shkoi aty ku duhej e ashtu sikurse kërkohej.
Amerikës së re iu shfaq Donaldi i Walt Disney, Trumpi i transformuar në Boogeyman, ndërsa Amerikës tradicionale i fliste nën zë, celular pas celulari, e foltore pas foltore kishash, vetë zëvendëspresidenti i zgjedhur Mike Pence.
Fushata Trump meriton të kqyret me shumë admirim e në çdo detaj, nga kushdo që dëshiron të ndërtojë komunikim publik dhe elektoral, këndej e tutje. Megjithatë, përtej gjithçkaje, nga dita e nesërme, Donald Trumpi do të jetë Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara.
Boogeyman apo Makthi, nuk do të jetë më film në kinema, por një realitet që do të ulet e marë vendime në Zyrën Ovale. Një pjesë e elitave politike, mediatike dhe financiare në SHBA dhe më gjerë, po përpiqen të ngrenë alarmin, mbi këtë makth të kthyer në President prej vërteti.
Boritë e alarmit po bien aq të forta, sa të duket që Presidenti i Ri i Shteteve të Bashkuara, nga nesër do të fillojë të gëlltisë njerëz. E vërteta është se nga nesër, nuk do të jetë në Zyrën Ovale as Makthi, as Trumpi i Fushatës. Nga nesër, në Zyrën Ovale do të jetë Donaldi prej vërteti, jo ai i Walt Disney; as shenjt, as celebrity, as antikrishti. Donald Trumpi që do të jetë në Zyrën Ovale, do të jetë ai që pati vetëdije të plotë, kur ndërtoi dhe pranoi strategjinë e komunikimit gjatë fushatës elektorale. Ai që nuk gaboi aspak, kur përzgjodhi Mike Pence si zëvendëspresident. Ai që me Paul Rayan ka ditur të jetësojë plot virtuozitet Artin e Marrëveshjes.
Donald Trump, vjen President në një kohë, kur Kina beson se deti i pranon të gjithë lumenjtë. Donald Trump vjen President në një kohë, kur Presidenti i Rusisë nuk beson te shumëanësia në vendim-marrjen globale, por synon të ringjallë një botë me 2 Superfuqi. Donald Trump vjen President në një kohë, kur Europa ka një Francë qe po përpiqet t’i veshë zharrtjerat e zonjës Le Pen, Gjeneralit De Gol. Donald Trump vjen President në një kohë, kur Gjermania shkëlqen e vetme, por si e vetme nuk mjafton. Donald Trump vjen President në një kohë, kur Britania e Madhe sapo ka rihedhur krahëve pelerinën e Mbretëreshës së Deteve dhe ka kaq shumë nevojë për mbrojtjen e shpatullave nga SHBA.
E kështu me rradhë, janë të mëdha sfidat që do të gjejë mbi tryezën e tij presidenciale Donald Trump. Gjasat janë, që ai të ketë ardhur jo rastësisht në atë detyrë të lartë, më të lartën e botës. Gjasat janë që Donald Trump t’u japë përgjigje e t’i mësojë kinezët se detet dhe lumenjtë, kanë nevojë për t’u administruar nga e vetmja Fuqi që as i dëmton, as i ndot, e as i lejon të egërsohen mbi natyralen. Gjasat janë që edhe Putini, do ta kuptojë se nuk është dot as Stalin e as Brezhnjev, aq më pak Gorbaçov. Putini as e bashkon dot më Perandorinë Sovjetike, e as e shpërbën dot atë.  Nëse e kupton kufirin e tij, edhe mund të vazhdojë të luajë rolin e Carit të Rusisë, që herë pas here tërheq vëmendjen globale, kur bën si tigër Siberie. Gjasat janë që edhe Europa do të rigjejë një ekuilibër të ri.
Donald Trump, mund të jetë Presidenti që do të rikthejë ripërtëritjen morale në glob. Një botë e zbrazët nga idetë, idealet dhe morali, u përçudnua masivisht në këto dekada. Vetë ardhja e Trump dhe ringritja e mekanizmave vetëmbrojtës në shoqërinë amerikane nga rreziqet për të drejtat civile, që mund t’i vijnë Shteteve të Bashkuara nga Presidenca Trump, janë dëftues të një proejksioni të ri botëror. Bota do të rikërkojë idetë dhe idealizmin. Prandaj, ka shumë gjasa që Presidenca Trump të bëjë e sjellë histori.

Urime Presidentit të 45 të SHBA!

Etiketa: Arian GaldiniBoogeymanDonald TrumphistoriMike PencePresidentiWalt DisneyZyra Ovale

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Zbulohet agjentja ruse në Kosovë, pjesë e një rrjeti të gjerë spiunësh (foto)

Zbulohet agjentja ruse në Kosovë, pjesë e një rrjeti të gjerë spiunësh (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com