Hoxhaj: BE të jetë më e vëmendshme ndaj Serbisë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj u ka dërguar një letër 49 homologëve të tij, ku shkruan se rasti i trenit ilegal të Serbisë nuk është rast i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike armiqësore ndaj Kosovës, shkruan “Zëri”.
Në letrën e Hoxhaj përmenden deklaratat, ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave serbë dhe e deputetëve nga institucionet e Kosovës, arrestimi i Haradinajt, i Nehat Thaçit, etj.
“Ka pretendime të Serbisë që rrezikojnë stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit”, shprehet ai.
Hoxhaj kërkon nga BE-ja që të jetë më e vëmendshme ndaj Serbisë për shkak se ka një gamë në rritje dhe të gjerë të provokimeve të Serbisë ndaj Kosovës.