Çfarë na thotë Baxhaku për Shkullakun, Lelën, Pezën… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë na thotë Baxhaku për Shkullakun, Lelën, Pezën…

09:38 | 18/01/2017
në Opinion
0
Fatos Baxhaku

Fatos Baxhaku

Shënim redaksional i tesheshi.com

Largimi i dy shefa redaksish, Armando Shkullaku dhe Alfred Lela, njëri nga AbcNews e tjetri nga Mapo; si dhe pasuria milionëshe e një tjetër ish-shefi të madh mediash, sot deputet, Alfred Peza, ishin dy zhvillime që provokuan një debat të madh në media mbi familjen e medias dhe personazhet e saj.

Në rastin e parë, në emër të lirisë së shprehjes u shenjtëruan dy emra, teksa u paraqitën si viktima kryeministrore për penën e tyre të hidhët. Por, tej debatit të përqëndruar tek “liria e shprehjes”, pothuajse askush nuk u ndal tek kualiteti i tyre individual në protagonizmin e tyre mediatik.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Si rregull, që të dy, si Shkullaku e si Lela nuk kishin fare pse prononcoheshin për diçka që në fakt është tërësisht problem tregu. Ne jetojmë në një shoqëri tregu dhe media është pjesë e saj, ku vepron po me ligje tregu. Dhe ky treg, ndodh që e pranon ose nuk e pranon një marrëdhënie punëmarrës-punëdhënës  për gjithë arsyet e mundshme, pragmatike apo ideale qofshin, që jo domosdoshmërisht duhet të bëhen publike.

Ndërkohë, dyshja Shkullaku-Lela e shfrytëzoi bukur rastin, falë dhe intervistimit nga Zëri i Amerikës, për t’ia rritur kuotat e rëndësisë vetes, për t’u rifryrë pak me silikonin e famës në këtë kohë deliresh të mëdha. Ndërkaq, po të shohësh CV-në e tyre profesionale, ajo është e ngërthyer më tepër tek shefi që shkruan opinione, urdhëron vartës dhe merr pagë me dy zero më tepër ndaj këtyre të fundit, sesa tek gazetari i mirëfilltë që së paku përfundon shef pasi i ka ra bretku terrenit duke ofruar produkte historike raportimi në kuptimin e aftësisë profesionale.

Nëse do kërkoni prej tyre ndonjë kryevepër gazetareske, veç opinioneve shkruar nën kondicioner, vështirë se do të gjeni. E megjithatë, ata kanë një vend nderi në panelet e debatit publik, të përzgjedhur nga shoqnia, ku arrogancën e Ramës e denoncojnë pa pikën e modestisë, ku së paku t’i thonë vetes: po pse duhet të jem unë me patjetër këtu?

Ndërsa në rastin e dytë është Peza, një kalë pune si pakkush në media, ku të paktën ne gazetarët që kemi punuar me të e dimë që ai nuk të falte për lek, por që ia bënte hyzmetin si askush. Që Fredi ka bërë pasuri me gazetari, duke zgjedhur një formë origjinale marketingu të vetvetes, një dhunti që ai e ka zotëruar për bukuri, këtë e di jo vetëm familja e madhe mediatike, por dhe një pjesë e politikës. Madje, dhuntinë më të madhe, Peza nuk e ka patur në profesion, por në amballazhimin dhe servirjen e profesionit duke e shitur atë shtrenjtë me çmimin e punës, gjithnjë si kalë.

Dhe tani vijmë tek dikush që nuk i përket asnjë prej të sipërpërmendurve. Është në media që në agimet e saj. Themelues mediash e shef, por që e urrente zyrën, duke mbetur njëherësh dashnor i flaktë i terrenit, për ta prekur me dorë njeriun, jetën, botën e tij. Nuk u fut nga hiç në media, por sakrifikoi një karrierë akademike për t’iu qasur gazetarisë së re shqiptare në shpërgënj. Nuk bëri lekë e nuk rendi kurrë pas rrogave të larta. Ndërtoi një karrierë ku profesioni përkthehej si dashuri e sakrificë e jo para e pordhë, shprehur në markat e veshjeve. Nuk iu afrua kurrë studiove të vanitetit (që ironikisht quhen të debatit) dhe nuk u rrek të bëjë të gjithëditurin për çdo çështje, për aq pak sa ka folur në publik.

Mbajtës gjallë i gjinisë së reportazhit që e urrente të quhej analist, emri i tij sot mungon në media, duke qenë në fakt një histori simpatike e saj, mbrujtur me talent, profesionalizëm, përkushtim e thjeshtësi. Ky ishte Fatos Baxhaku.

/tesheshi.com/

Etiketa: AbcNewsAlfred LelaAlfred PezaArmand ShkullakuFatos BaxhakuMaporedaksionalshënimshpërgënjtesheshi.com

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Moti i keq/ Disa zona në veri të vendit vijojnë të jenë të bllokuara

Moti i keq/ Disa zona në veri të vendit vijojnë të jenë të bllokuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

11:41 | 24/12/2025
Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

11:31 | 24/12/2025
Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

11:15 | 24/12/2025
Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

10:51 | 24/12/2025
Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

10:31 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –
  • Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –
  • Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –
  • Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –
  • Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com