Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të qenieve njerëzore ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit.
Bëhet me dije se i arrestuari është identifikuar si Astrit Gaxho, 45 vjeç, banues në Peqin.
Ndalimi i tij u bë pasi Interpol Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit Romë, e cila e ka dënuar me 11 vjet e 11 muaj burg.
Sipas burimeve policore, Gaxho është dënuar për veprat penale “Organizimi i Migracionit të Paligjshëm” dhe “Organizim i Trafikimit të qenieve njerëzore”