Kreu i Grupi Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kërkoi që opozita t’i drejtohet institucioneve ndërkombëtare për votimin dhe numërimin elektronik.
Propozimi i Ruçit u mbështet edhe nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
“T’i drejtohemi OSBE/ODIHR, ata janë arbitrat. Nëse ata pranojnë dhe marrin përsipër përgjegjësinë se me këto ndryshime realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, atëherë kjo mazhorancë është e gatshme që të votojë për votimin elektronik”, deklaroi Ruçi.