Aktivistë të shoqërisë civile kërkojnë të ndalin punimet për ndërtimin e një parku lojrash tek zona e Liqenit Artificial
Aktivistë të shoqërisë civile kanë shembur rrethimin tek liqeni Artificial, atje ku bashkia Tiranë ka nisur ndërtimin e një parku lojrash për fëmijë. Bashkia ka nisur një ditë më parë prerjen e pemëve në parkun e Liqenit për të nisur më pas me ndërtimine planifikuar nga bashkia.
Por aktivistë të shoqërisë civile kanë reaguar menjëherë kundër ndërtimit në parkune liqenit dhe ata thanë se nuk do të lejojnë dëmtimin e Parkut të lojrave në zonën e Liqenit Artificial.
Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës thaë se në atë zonë do të ngrihet një park lojërash për fëmijë duke garantuar se ky projekt nuk do të shoqërohet me prerje pemësh, përkundrazi planifikohet mbjellja e 3 mijë pemëve të reja. Megjtihatë punimet kanë nisur pikërisht me prerje pemësh.
Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lajmëroi se po punohet te Parku i Liqenit për ndryshime konstante për çdo ditë dhe në çdo orë. “Në fare pak kohë, e kemi transformuar Parkun e Liqenit në një hapësirë fantastike për qytetin! Nëse do lejohemi të punojmë, do bëjmë edhe më shumë ashtu siç e kemi nisur mbarë në të gjithë qytetin!#Bashke”, shkruan Veliaj në facebook.