Deputeti socialist Vladimir Kosta, sfidoi kreun e LSI-së Ilir Meta të cilit i bën thirrje të dalë vetëm në zgjehdje për të parë sa vlen. Reagimi i Kostës vjen pas deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe deputetes së LSI-së, Silva Caka që paralajmëruan mundësinë e daljes pa PS-në në zgjedhjet parlamentare. Përmes një mesazhi në facebook, Kosta thekson:
Ministri i Drejtësisë dhe një kolege e LSI-së nuk e fshehin se nuk janë komod me kolalicionin me PS. Shumë nga aryset që japin, përveç tyre, nuk i kupton asnjë i majtë në vend. Kjo loja e tipit jemi dhe s’jemi aleatë vetëm sa po e çorienton elektoratin e majtë. Më shumë ngjan si rritje pazari sesa sjellje mes partnerësh politike. Mbase është koha që LSI ta provoj veten sa vlen e vetme në zgjedhje… Duhet ta respektojmë këtë dëshirë të tyre.
Ky reagim vjen pasi deputetja e LSI-së, Silva Caka deklaroi mbrëmjen e djeshme se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Caka tha se LSI ka një kontratë me qytetarët dhe si e tillë prova e madhe e saj është që në zgjedhje të dalë e vetme. Por Caka sqaroi se ky është një mendim i saj personal dhe nuk ka asnjë vendim të forcës që ajo përfaqëson.