Ministria e Drejtësisë në Serbi i dërgon autoriteteve gjyqësore franceze kërkesën për ekstradimin kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj
Agjencia serbe “Tanjug” bën me dije se bashkë me kërkesën për ekstradim janë dërguar edhe dokumente shtesë të përkthyera në frengjisht, në bazë të të cilave drejtësia franceze do të vendosë nëse do të ekstradojë apo jo ish-komandantin e UÇK-së.
Shteti serb e kërkon ish-kryeministrin kosovar nën dyshimin për kryerjen e krimeve në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999. Sipas mediave serbe këto krime nuk u trajtuan në proceset gjyqësore të mbajtura në Hagë, ku Haradinaj u shpall i pafajshëm.