Policia italiane ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar pasi ka plagosur me armë me armë dy shtetas marokenë
Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Castelfiorentino në provincën e Firences. Shqiptari ka plagosur me një pistoletë të një kalibri të rëndë 30 dhe 35 vjeçarin e më pas është larguar nga vendngjarja me një automjet të tipit BMW.
Shkak për ngjarjen mendohet se ka qenë një grindje e dhunshme për shkak të një celulari të vjedhur ndërsa dy të plagosurit janë në gjëndje të rëndë e në rrezik për jetën.