Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa misione shpëtimi ku disa familje kanë mbetur të bllokuar si pasojë e temperaturave të ulëta dhe ngricave që kanë përfshirë të gjithë vëndin.
Për kryerjen e misioneve të shpëtimit janë vënë në dispozicion dy helikoterë Cougar.
Dhe konkretisht njëri prej tyre fluturoi drejt fshatit Iballe të Pukës, ku ndodheshin 3 persona të izoluar në një minierë, të cilët u morën dhe u transportuan në qytetin e Pukës.
Ndërsa helikopteri i dytë përfundoi me sukses një mision në fshatin Konaj të Fanit për shpëtimin e një gruaje shtatzënë.
Bëhet e ditur se një tjetër helikopter është nisur për shpëtimin e një personi në Arrëz të Kukësit pasi është bllokuar nga dëbora dhe grica dhe është në rrezik për jetën.