Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e situatës emergjente nga moti i keq
Gjatë inspektimit nga afër në Rrugën e Kombit, ministri u shpreh se situata pritet të përkeqësohet ndaj u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në këtë aks rrugor.
Dervishaj: “Sipas parashikimeve të metrologjisë situata pritet të vështirësohet akoma më shumë. Jemi në një situatë emergjence praktikisht. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me pushtetin vendor, me të gjitha autoritetet për të ndjekur dhe monitoruar situatën në tërësinë e saj dhe për ta përballuar atë me sa më shumë sukses të mundemi.
Ministria e Transporteve ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të pasur në gatishmëri të plotë të gjithë arsenalin e mjeteve të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë marrë masat për të pasur kripën e nevojshme për të shtruar rrugët në një situatë të tillë.”