Turqia është goditur nga një tjetër shpërthim i fuqishëm ditën e sotme. Këtë herë sulmi ka ndodhur në qytetin e Izmirit
Nga të dhënat e para raportohet për të paktën 10 persona të plagosur. Mediat turke raportojnë se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pranë një gjykate në qytetin perëndimor.
Dy nga sulmuesit e dyshuar u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Kryetari i Qarkut Hasan Karadag i tha televizionit NTV se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
Ai tha se tre ishin sulmuesit, dy prej të cilëve mbetën të vrarë gjatë përleshjes me policinë.
Incidenti pason një seri sulmesh të kryera nga i ashtuquajturi Shteti Islamik apo militantët kurdë. Tridhjetë e nëntë persona u vranë në Stamboll mbrëmjen e ndërrimit të vitit.
Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi janë ende të paqarta.