Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një 19 vjeçari ka ndodhur në Shkodër në aksin Shkodër-Velipojë
Mësohet se një automjet tip “BMW”, me targë AA 681 PG ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës. Për pasojë ka humbur jetën 19-vjeçari Viktor Hili nga Shkodra ndërsa në automjet ndodheshin dhe dy persona të tjerë. Mësohet se viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës si pasojë e plagëve të rënda.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur dhe drejtuesi i automjetit shtetasi me iniciale Gj.H 23 vjec dhe shtetesja me iniciale K.H 23 vjeçe që të dy nga Shkodra.