Zv/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reagur në lidhje me koncertin e djeshëm të Ansamblit të Vjenës duke shprehur rezervat e tij për këtë evenimet.
Vasili thekson se Koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip, dhe se orkestra e TVSH mund të bëjë një realizim të tillë.
Qeleshet rrinë më mirë në kokën e shiqptarëve, vijon Vasili, shqiptarët e pinë më mirë rakinë me fund.
Deklarata e Vasilit
“Koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip. Orkestra e RTSH mund ta bëjë këtë. Orkestra e RTSH është një formacion muzikor dinjitoz. Danubin Blu shqiptarët e kanë dëgjuar falë kësaj orkestre. Shkëlzen Doli dhe orkestra e RTSH e sjellin Vjenën në Tiranë. Qeleshet rrinë më mirë në kokën e shiqptarëve. Shqiptarët e pinë më mirë rakinë me fund”.