Hareja e guximit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hareja e guximit

12:59 | 02/01/2017
në Uncategorized
0

(Shënime për romanin “Muza e Haresë” të autores Goliarda Sapienzas)

Nga Agim Baçi

A mund të gjejmë lumturinë tonë pa qenë rob i asgjëje dhe askujt? A duhet të besojmë te ajo që na lëvrin në shpirt duke shpërfillur ndërkaq rrethanat dhe duke kërkuar vendin tonë ku mundet që të tregojmë gjithë ngjyrat e jetës sonë?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Shkrimtarja italiane Goliarda Sapienza na sjell Modestën, heroinën e një shekulli plot ndryshime, thuajse vetëm me një kusht: “Ajo duhet të njohë ngjyrat e jetës brenda saj pa u dorëzuar!” Pa mundur t’i shmangemi asaj ç’ka dihet sot për jetën e autores, duket se personazhi i Modestës mbart nota autobiografike. Një trill që, në fakt, nuk e shmang atë që Sapienza ka dashur të përçojë përmes triumfit të një femre, e cila duhet të gjejë rrugët për të njohur çdo grimcë të lëkurës së saj, por edhe të jetës pa iu dorëzuar frikës, e aq më pak poshtërimit. Ajo dashuron, flirton dhe guxon, ndaj ka arsye vetëm të jetojë. Modesta, siçilianja që përshkruan ndryshimet e një shekulli në shoqëri dhe politikë në Itali, nuk gjunjëzohet nga asgjë dhe na fton në një vallëzim të njohjes së vetvetes, duke parë botën sy më sy.

Kalimi nga habia për trupin në habinë për njohjen e njeriut dhe të botës përbën një metamorfozë që përshkruan njeriun me të gjitha ndjesitë që nuk duhet të shmangë. Modesta, “e rritur” në katër kapituj rrëfimi përmes marrëdhënieve me Beatriçen, Karminen, Karlon, Xhoisin, Ninën, Jakopon, Prandon, arrin të na plotësojë një pikturë gjigante marrëdhëniesh, ku më e veçanta mbetet gjithnjë vetëm një – s’jemi robër të askujt dhe për asgjë nuk ia vlen të dorëzohesh, deri sa të arrish t’i japësh një kuptim jetës tënde!

Refuzimi për shumë kohë i prozës së Goliarda Sapienzës nga kritika dhe botuesit italianë tregon një konfirmim i profanizimit të Goliardës, që dyshimit i dha statusin e përditshmërisë duke nxjerrë nga lumi i nëndheshëm të pathënat e shoqërisë. Sepse Modesta është një grafi që thotë shumë, që kërkon shumë për njeriun. Ka aty zhgënjime shoqërore, zhgënjime politike, ka thyerje dashurore, ka marrëdhënie të shumëdiskutueshme. Ka protestë dhe mahnitje për atë ç’ka mundet të arrijë njeriu drejt njohjes së vetvetes.

“…Modesta tregohej gjithnjë e vëmendshme për të përgjuar edhe gjurmën më të lehtë të buzëqeshjes apo trishtimit mbi fytyrën e dashur. Dhe çdo zell i saj, çdo gjest, çdo mendim, u përthithën në hetimin, në parashikimin e dëshirave, në dëbimin e dhembjes së fshehtë, që gjithnjë rrinte në beh e s’mësonte ta turbullonte atë fytyrë të shtrenjtë. Jo, Karmine, s’mjafton të kënaqesh vetëm veten tënde e pastaj të kalërosh i lirë nëpër zotërimet e tokave dhe të mendjes. Ajo fjalë, “dashuri”, ishte e pashmangshme dhe e prerë, si lindja dhe vdekja, ndaj duhej ta pranoje me ndërgjegje që s’dije pse ekzistonte, kur, si dhe ku ndodhte dhe drejt cilash brigje të bokërimta apo lëndina të blerta të shtynte. (Goliarda Sapienza, “Muza e haresë”, Pegi 2016, f. 394-395)

Libri është një himn për harenë që mund të arrijë njeriu, kur ka mundësi të besojë te vetvetja, kur arrin të shohë thellë brenda shpirtit të tij. Nuk mungon alternimi i imagjinatës dhe dialogut dramatik. Por, forca mbetet te monologu i brendshëm, tek ajo çfarë mbart Modesta në gjithë rritjen e saj, me përpjekjet për të njohur vetveten, për të pranuar atë ç’ka të tjerët e fshehin apo nuk e besojnë se mund t’ia arrijnë.

Modesta është njëkohësisht edhe një pikturë e thyerjes së disa caqeve, të cilat shpesh kemi nevojë t’i debatojmë, sepse janë brenda njeriut dhe kanë nevojë që shpesh të dalin në pah, të jenë përballë nesh. Modesta shpesh kalon brigjet e përditshmërisë, e ndoshta me provokimin e gjërave që shpesh qëndrojnë të pathëna, ose të ndrydhura nga gjykimet e kohës. Por jo, ajo tenton të ndërtojë lumin e vet, duke e dërguar të derdhet vetëm në detin e vetvetes.

Në ardhjen e kësaj vepre në shqip risi është shqipërimi që na ka propozuar përkthyesja Aida Baro, ku gjejmë regjistra të ndryshëm të gjuhës në përshtatje me stadet e rritjes së protagonistes  dhe rrethanave. Një toskërishte gati naive që shoqëron fëmijërinë, vjen e shndërrohet në një gjuhë më të rafinuar, duke iu përshtatur filozofisë, së cilës i përgjigjet personazhi. Gjithashtu, Baro nuk ka nguruar që dialektin roman ta përshtatë me “të folmen tironse”, ç’ka i jep një ngrohtësi leximit, pasi lexuesi ndjehet pikërisht në atë lëkundjen gjuhësore që ndjen në jetë, kur ndryshon nga rrethanat dhe krahinat e ndryshme.

Etiketa: Agim baciAida BaroGoliarda SapienzaguximiharejaModestaprofanizimitoskërishte

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kthimi te gjuha e sharrëxhinjve

Kthimi te gjuha e sharrëxhinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com