Testamenti i Fishtës sipas Lasgush Poradecit dhe një krahasim me Dante Aligerin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Testamenti i Fishtës sipas Lasgush Poradecit dhe një krahasim me Dante Aligerin

14:17 | 31/12/2016
në Uncategorized
0

“Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje”.

Detaje mbi ditët e fundit të Atë Gjergj Fishtës, ceremonia madhështore në Kishën e Gjuhadolit dhe telegramet e  ngushëllimit, nga Ernest Koliçi, Bahri Omari e të tjerë.

“Kangën mâ t’bukurën duen me thânë, e këndon mjellma para se të desë. Nji kângë përmallimi, qi shquen ndër angrra ndiesitë ma të mrendëshmet. Nji kangë përshëndetjeje, që frymëzohet në një kundrim nostalgjik të së kaluemes.”

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Këto janë vargjet e para të librit “Sëmunjda e deka”, kushtuar ditëve të fundit të Atë Gjergj Fishtës. Është një libër voluminoz me kapakë ngjyrë vishnje e thellë të vitit 1943, ku gjenden tri fotografitë befasuese të At Gjergj Fishtës në shtratin e vdekjes. Libri ruhet vetëm në një kopje në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Në këtë botim ka detaje të rëndësishme për fjalët më të fundit të Atë Gjergj Fishtës. Një ndër më interesantët është version i përshkruar nga Lasgush Poradeci. Ai e krahason mesazhin e fundit të Fishtës me vargjet e Dante Aligerit.

Është një botim i rrallë, përkujtimor, me referate, ese, studime e analiza mbi jetën dhe veprën e Gjergj Fishtës, nga studiuesit më në zë të kohës. Tre vjet pas vdekjes, si një shenjë përkujtimi, ky libër u përgatit nga At Benedikt Dema, një ish-nxënës i Fishtës nën titullin “At Gjergj Fishta”.

Në këtë libër ka detaje të rëndësishme nga ditët e fundit të jetës së Gjergj Fishtës. Në krye të shënimeve të tij, frat Agustin Gemelli, Rektor Magnificus i Universitetit Katolik të Zemrës së Krishtit në Milano, thekson: “At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të Provincës Shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe, e për provincën tonë.”

Sipas at Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit, Gjergj Fishta para se të vdiste kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcisë” dhe kishte përsëritur fjalën “i kryqëzuemi” në latinisht. Ai kishte kërkuar t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij, skena nga “Gjyqi  i fundit”. E gjejmë këtë shënim në librin e cituar që në krye. Këto fjalë të thëna në agoni dy orë para se të vdiste, dilnin nga shpirti i trazuar i poetit dhe shprehnin një ndjenjë gati-gati hyjnore për vetëperfeksionimin e fratit artist.

Edhe Patër Marin Sirdani, filolog e mik i poetit  shkruan sërish në librin e përgatitur nga Benedikt Dema që Fishta e mbylli testamentin e vet me këto fjalë: “Po des konden (i kënaqur), përse kam punue për Fe, Atdhe, e për Provincën tonë”.

Lasgush Poradeci shkruante se mesazhi i vërtetë i poetit Gjergj Fishta janë fjalët e tij thënë një françeskani, i cili i qëndronte te koka në çastet e fundit: “Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje.”

Gjergj Fishta ishte i ndërgjegjshëm për lapidarin që i kishte  ngritur vetes, prandaj i përkiste edhe kombit. Lasgush Poradeci e barasvlerëson këtë thënie me vargun e Dante Aligerit: “… del resto, anche la nazione ha diritti su di me” (fundja edhe kombi ka të drejtë mbi mua), çka do të thotë se shpreh vetëdije të lartë  ashtu si e gjejmë në të gjithë veprën e tij, letrare e shoqërore.

Ndërsa italiani Enriko Grasi, që e kishte njohur nga afër poetin, duke folur për popullaritetin e tij në të gjitha shtresat e popullsisë , pohon se prej një të riu shkodran kishte dëgjuar se fjalët e fundit të shenjta të Fishtës kishin qenë: “jo për tjetër, por, sepse po lë armikun mbi truallin shqiptar, mua më vjen keq që më duhet të vdes.”

Të gjithë këto variante e dëshmi të kohës lidhen në të vërtetë mbi thënien e fundit, amanetin që la At Gjergj Fishta, teksa largohej nga kjo jetë. Por, dy tre fakte dhe dëshmi tregojnë se At Gjergj Fishta ditët e fundit të jetës së tij i kaloi duke menduar për veprën e tij letrare. Njëra prej dëshmieve tregon idenë për t’iu rikthyer sërish kryeveprës së tij “Lahuta e Malcisë”.

Ndërsa në studimin e frat Agustin Gemellit gjejmë këto rreshta: “At Fishtën e zuri vdekja, ndërsa kishte ndër duar përkthimin e Petrarkës në gjuhën shqipe, sikurse kishte përkthyer që me kohë “Hymnet e shenjta” dhe “Pesë Maj” të Manzonit disa nga ariet e  Metazit dhe lirika nga shumë poetë të tjerë italianë.”

Njoftimi zyrtar i kohës

Në njoftimet zyrtare të kohës njoftohet se Patër Gjergj Fishta vdiq në spitalin civil të qytetit të Shkodrës, ku ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkrive. Varrimi i tij u krye një ditë më vonë në Kishën Françeskane të Gjuhadolit ku morën pjesë me mijra e mijra vetë nga populli i Shkodrës, midis të cilëve dhe ajka e intelektualve shqiptarë dhe përfaqësues nga të gjitha shkollat e vendit. Në mes shumë fjalimeve që u mbajtën në ceremoninë mortore të varrimit të tij, e cila u bë në shkallët e godinës së Postës që qytetit, erdhën dhe shumë telegrame, ku midis tyre ishin ato të profesor Eqerem Çabejt, Zenel Prodanit, Spiro Vinjaut, Muharrem Bajraktarit, Rexhep Mitrovicës, Bahri Omarit, Karl Gurakuqit, Frano Alkajt, Mihal Bellkamenit, Lasgush Poradecit, Ernest Koliqit dhe Hafiz Muratit.

Më poshtë publikohen fotografi të disa faqeve të librit mbi ditët e fundit të Atë Gjergj Fishtës.

Etiketa: “Lahutës së Malcisë”Atë Gjergj FishtaBahri OmariEqerem ÇabejErnest KoliqiFrano AlkajHafiz Muratit.Karl GurakuqiLasgush PoradeciMihal BellkameniMuharrem BajraktariPatër Marin SirdaniRexhep MitrovicaSpiro VinjauZenel Prodani

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shpëtim Idrizi: Shëndet për shqiptarinë!

Shpëtim Idrizi: Shëndet për shqiptarinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com