Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –

20:47 | 01/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të dyshuarit akuza të trafikimit ndërkombëtar të drogës, por për trafikimin e dhjetëra vajzave dhe grave nga Medellin dhe Bogota për t’u shfrytëzuar si punonjëse seksi në Shqipëri

Me vullnet të plotë, por për ta mësuar më vonë se në cilin rreth të ferrit kanë hyrë duke ushtruar prostitucion, qindra vajza të reja edhe nga vende të tjera të Amerikës Latine ranë në rrjetën e trafikantit Lukas Betancur dhe babait të tij, cilësuar si shefat e njërit prej grupeve kriminale, që i përdori të gjitha metodat në industrinë e seksit të detyruar. Gati 1 milionë euro llogaritet të jenë transferuar nga viktimat e tyre që punuan si eskorta në Shqipëri, që ushtruan prostitucion në të gjithë vendin, me viktima që u joshën dhe që mbetën në skllavërinë e shfrytëzimit të trupit, duke u qarkulluar më pas në Serbi, Kroaci dhe Spanjë. Për Shqipërinë, ky fenomen po kthehet në një shqetësim, sidomos katër vitet e fundit.

Rrjeti i Betancur nuk është i vetmi. Vajza nga Venezuela, Ekuadori, Brazili, Ukraina, Kina, Afganistani, Turqia, Rumania regjistrohen përditë në dosjet e policisë shqiptare, në të cilat përshkruhen të dhëna tronditëse. Forma e parë: joshja përmes mashtrimit për një jetë më të mirë apo marrja peng nga një borxh i pakthyer; kaq mjafton që këto të reja, duke nisur nga 19 vjeç e deri në 40 vjeç, herë si masazhatore e herë të reklamuara me dëshirë, ushtrojnë prostitucion në një botë të padukshme, por sidoqoftë të dalë hapur në faqe eskortash.

“Quhem Valentina, erdha këtu me një mikeshë që është personi që më sugjeroi të udhëtoja në Shqipëri. Në Kolumbi, ajo ishte praktikisht një mikeshë e shtëpisë sime, ndaj dhe vendosa të vij me të. Nuk e dija që do vija për këtë punë dhe që dënohej ligjërisht. Na priste një kontakt i saj; nuk isha e informuar që prostitucioni është i ndaluar dhe ndaj pranova t’ma prejnë biletën. Kisha nevojë për para dhe, mbi të gjitha, kisha besim tek mikeshja ime.

Trafikanti, kur mbërritëm këtu, na paralajmëroi se me punën që do bënim mund të kishim probleme me ligjin, se duhet të bënim kujdes, dhe madje ai e kërcënoi mikeshën time kur na gjeti apartamentin. Na gënjyen të dyjave. Kemi ardhur në një vend për të cilin nuk njihnim asgjë. Ditën kur na erdhi policia në apartament ishte një shok për mua.

Në Kolumbi, prostitucioni është i lejuar, ndaj kur erdha në Shqipëri nuk e dija që policia do të trokiste në derë. Puna ime e vërtetë në Kolumbi ishte estetika, por kam një fëmijë për të rritur dhe katër anëtarë të tjerë të familjes që jetonin vetëm me rrogën time. Minimumi jetik në Kolumbi nuk mjafton për asgjë.

Trafikantët më bindën se këtu bëhen para dhe ndaj erdha; kisha synimin që kur të kthehesha në Medellín të kisha qendrën time estetike. Unë qëndrova katër muaj në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe unë nuk munda të paguaja as qeranë e familjes time atje, sepse paratë nuk i shihja as kur paguheshin, as kur i merrnin. Unë në të gjithë këtë histori jam një viktimë, sepse në Shqipëri prostitucioni qenka krim; tani ne kemi probleme me drejtësinë dhe shefi është në burg”.

Historia e 23-vjeçares është e njëjtë me atë të vajzave të tjera të arrestuara në së paku 75 operacione brenda një viti në Shqipëri. Shumë prej tyre, në çastin që marrin avionin në vendlindje, e dinë se në këmbim të parave do të punojnë si punonjëse seksi. Prezantohen si ekspertë, që paguhen me orë ose ditë. Pa emrin real dhe me një identitet të rremë, vajzat pa emër serviren përmes platformave dixhitale në vitrinat virtuale./TCH

Të Lidhura

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

nga 27
23:24 | 20/05/2026
0

“Kishte nevojë për garë reale në Partinë Demokratike dhe jo për farsë.” Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të...

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

nga 27
23:10 | 20/05/2026
0

Aston Villa është fituese e Europa League. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery fitoi 0-3 në Stamboll ndaj Freiburg. Pjesa...

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

nga 27
22:16 | 20/05/2026
0

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë finalizuar një marrëveshje për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, këtë të mërkurë, 20 maj....

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

nga 27
22:08 | 20/05/2026
0

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Baki Goxhaj, aktivisti shqiptar i ndaluar në flotiljen Sumud (që...

Para
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara… –

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –

23:24 | 20/05/2026
Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

23:10 | 20/05/2026
PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

22:16 | 20/05/2026
Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –

22:08 | 20/05/2026
Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –

21:02 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –
  • Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League
  • PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –
  • Baki Goxhaj është transferuar në Izrael –
  • Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht –
  • Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës –
  • Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com