Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias duke komentuar përfundimet e Presidencës sllovake për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë tha që përveç reformës në drejtësi dhe pesë prioriteteve kyçe si kushte bazike për hapjen e negociatave, Shqipërisë i është nënvizuar nevoja e mbrojtjes së të drejtave të pakicave në gjithë territorin dhe jo vetëm në zonat minoritare.
Në një intervistë për agjencinë zyrtare të lajmeve “ANAMPA”, Kotzias u shpreh se teksti i konkluzioneve, vuri në dukje për më tepër, se mbrojtja e të drejtave të minoriteteve është e lidhur për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me të drejtat e pronës.
Pra, sipas Kotzias shteti shqiptar, duhet të respektojë të drejtat e pronësisë së këtyre minoriteteve, si dhe të marrë masat e nevojshme për këtë qëllim.
Kjo çështje thekson Kotzias tashmë është përfshirë dhe në tekstet e BE-së.