Është arritur marrëveshja mes qeverisë Turke dhe asaj Ruse për vendosjen e armëpushimit në Siri.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu i cili e cilësoi këtë marrëveshje si planin që do t’i japë zgjidhje një konflikti që vijon prej 6 vitesh.
Mësohet se pas një takimi që u zhvillua ditën e djeshme në Ankara me përfaqësues të qeverisë së Assad por edhe me forcat opozitare është gjetur dakordësia për t’i dhënë fund luftës.
Bëhet e ditur se marrëveshja e armëpushimit do të hyjë në fuqi sot në mesnatë.