Ballkanasit dhe shqiptarët, me ambientet e punës më miqësore në Europë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ballkanasit dhe shqiptarët, me ambientet e punës më miqësore në Europë

15:39 | 26/12/2016
në Uncategorized
0

Shtetet e Mesdheut dhe të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, që historikisht njihen si popuj më të dashur e të ngrohtë, rezultojnë të kenë ndër ambientet e punës më miqësore në Europë, sipas një vrojtimi të Komisionit Europian për kushtet e punës me vendet e BE-së dhe ato kandidate për vitin 2015.

Shqipëria e ka pikëzimin në indeks 80 (nga 0-100, ku sa më i lartë aq më pozitiv), në linjë me Spanjën, Bullgarinë, Maltën, Greqinë Turqinë, ndërsa rekordin për ambient më social në punë e mban Maqedonia (shih grafikun).

Më jo socialët në ambientet e punës janë Franca, Holanda, Sllovakia, Italia, Suedia, Gjermania.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Indeksi i mjedisit social mat se sa punonjësit përjetojnë (në anën pozitive) marrëdhënie mbështetëse sociale dhe (në anën negative) sjellje jo sociale, si ngacmim apo dhunë në vendin e punës.

Indeksi përmban 15 tregues, ku punonjësit pyeten për sjelljen antisociale (abuzimi verbal, kërcënimet, vëmendja e padëshiruar seksuale, ngacmim etj.) dhe mbështetjen sociale (respekt, vlerësim nga pronari, ndihmë dhe mbështetje nga kolegët dhe menaxheri).

Dallimet sipas sektorëve për të gjithë shtetet janë të moderuar: pikët më të larta për mjedisin shoqëror janë raportuar në bujqësi (81) dhe shërbimet financiare (80), ndërsa transporti (72) dhe shëndeti (73) raportojnë më të ulët. Sipas llojit të punësimit, punëtorët e krahut dhe punëtorët bujqësorë raportojnë mjedisin me cilësi më të lartë shoqëror (të dyja shënuan 81), ndërsa shërbimet e shitjes dhe punonjësit me makineri e kanë raportin më të ulët (të dyja 74).

Ka një variacion të madh mes vendeve (me 14 pikë): në një ekstrem janë Holanda dhe Franca (të dyja me 72 pikë) dhe Bullgaria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Portugalia në tjetrën (86). Pasqyra e përgjithshme është në përputhje me rezultatet e viteve të mëparshme, që nxjerrin nivelin shumë të lartë të raportuar të sjelljes antisociale në Holandë dhe Francë.

Sipas raportit, puna është një aktivitet thelbësor për individët, duke siguruar mundësitë të bashkëveprojmë me njerëz dhe të zhvillojmë një rrjet social, duke u integruar në vendin e punës ose ekipit, dhe duke zhvilluar kapacitetet dhe aftësitë përkatëse. Kualiteti i mjedisit shoqëror në punë është kritik për rritjen personale dhe zhvillimin, por edhe lehtëson integrimin në vendin e punës dhe ndërtimin e vetëbesimit të punëtorëve nëpërmjet marrjes së mirënjohjes nga kolegët dhe eprorët.

Vendi, që punonjësit i japin kuptimit dhe funksionit të punës, luan një rol të rëndësishëm në formësimin e pritjeve të tyre të punës. Aftësia e kompanive dhe menaxherëve për të përmbushur këto shpresa është në qendër të performancës së kompanisë. Rregulloret – Legjislacioni, si dhe rregullat e kompanisë dhe kultura organizative dhe praktika – ndihmojnë në zhvillimin dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt shoqëror. Politikat dhe praktikat e burimeve njerëzore merren gjerësisht me këtë temë, pasi është e njohur të jetë e lidhur me performancën, angazhim organizativ dhe angazhimin e punëtorëve.

Të qenët i mirintegruar nga ana sociale në punë është gjithashtu e rëndësishme në drejtim të performancës dhe inovacionit, teksa ndërveprimi me cilësi të mirë mund të jetë i lidhur me angazhimin e lartë të punëtorëve, përdorimin më të mirë të njohurive të fshehura të punëtorëve dhe forcimit të inteligjencës kolektive në punë.

Me kalimin e kohës, roli i menaxherëve ka ndryshuar, thekson raporti: figura e liderit tashmë shihet në një rol të ri modeli. Përveçse të qenët menaxher, liderët pritet të frymëzojnë motivim, të zhvillojnë një vizion që mund të ndahet dhe shoqërojë zhvillimin e individëve.

Capture

 

 

 

 

 

 

 

 

/monitor.al/

 

Etiketa: ambient puneballkanasEuropemiqesorshqiptarevezhgim

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Obama: Po të kisha kandiduar në zgjedhjet e këtij viti, do të kisha fituar

Obama: Po të kisha kandiduar në zgjedhjet e këtij viti, do të kisha fituar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com