Çamëria si dhimbja e gjyshes time – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çamëria si dhimbja e gjyshes time

21:10 | 22/12/2016
në Uncategorized
0

Rruga e Sonilës drejt Margëlliçit, postoblloqet e policisë greke dhe çfarë u tha në RAI 3 për Çështjen Çame.

“Italia ka shijen e bukës, mbi të gjitha atë të bukës së fëmijëve të mij. Tirana është e ëmbël si bakllavaja e mamit, e ëmbël si fëmijëria ime. Çamëria është e hidhur si ullinjtë, si kafeja e gjyshes, si dhimbja e saj!”

Kështu shprehet Sonila Alushi, emigrantja shqiptare në Itali, e cila sot është sipërmarrëse në Bergamo. Ajo u bë personazh kryesorë në dokumentarin , “Rrënjët, faqja tjetër e emigrimit” që  transmeton RAI 3 prej katër vjetësh në televizionin italian. Qëllimi i tij është promovimi i shembujve pozitivë të emigracionit, të cilët janë dhe më të shumtit atje, por janë dhe më të heshturit! Programi mban firmën e të njohurit Davide Demichelis, i cili në bashkëpunim me Alessandro Roca-n, ka shoqëruar protagonistët në vendin e origjinës për të zbuluar bashkë me ta nga cili ambient vijnë e për të treguar më pas se si jetojnë ata në Itali, si janë integruar, kë frekuentojnë dhe ku punojnë atje.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Për Shqipërinë u zgjodh historia e Sonila Alushit, nënë e dy fëmijëvë (Eniani 8 vjeç dhe Dea 7 vjeçe), sipërmarrëse në Bergamo. Ja si i përgjigjet ajo pyetjeve të gazetarit italian:

Pra, ju ndiheni pjesë e Tiranës, e Bergamos, por edhe e Çamërisë! Si e jetoni, si e ndjeni këtë realitet të trefishtë brenda jush?

Po e përshkruaj me pak fjalë, të cilat i kam shprehur herën e parë që vizitova tokën çame bashkë me familjen time. Kur isha atje, para shtëpive të rrënuara e të braktisura, ndjeva të shprehem kështu: Italia ka shijen e bukës, mbi të gjitha atë të bukës së fëmijëve të mij. Tirana është e ëmbël si bakllavaja e mamit, e ëmbël si fëmijëria ime. Çamëria është e hidhur si ullinjtë, si kafeja e gjyshes, si dhimbja e saj!

Rikthimi në Çamëri dhe ndalimi nga policia

Pa harruar historinë e dhimbshme të të parëve te saj, ajo shoqëroi grupin e RAI-it 3 drejt Shqipërisë, ku ka lindur e është rritur, por edhe në qytezën Margëlliçit të Çamërisë, në shtëpinë tashmë të rrënuar të gjyshërve të saj!

Dhe gjithçka dukej sikur shkonte mirë në pjesën e parë të xhirimive, por grupi s’kish kaluar pa u vënë re nga vendasit dhe pa kaluar shumë, një polic civil grek u ndërpret xhirimet dhe i urdhëron ta shoqërojnë në polici.

Ja ç’shkruan Sonila në profilin e saj Facebook: “Dje vizituam Margëlliçin (Margariti), Çamërinë, tokën e gjyshërve të mi. Sikur të mos mjaftonte dhimbja që ndjeva duke parë përsëri ato shtëpi të pajeta, m’u desh të duroj dhe pyetësorin e pakuptimtë e të padrejtë të policisë së vendit: gjatë xhirimeve, një tip arrogant që më pas u identifikua si polic civil, na ndërpreu punën dhe shoqëroi në polici! Por, “sigurisht” që problemi ishim vetëm unë dhe shoferi që jemi shqiptarë, pjesa tjetër e grupit, qytetarë italianë, mund të rrinin të qetë madje ju ofrua edhe kafe! Pra, prej eksperiencës personale dhe të freskët fare, mund të konfirmoj që policia greke e zonave në kufi, vazhdon me këto sjellje të ulta kundrejt ne shqiptarëve dhe ky fakt tregon qartë sa shumë u djeg ende Çështja Çame.”

Pra, nga një grupi prej 5 personash, ku tre janë italianë dhe dy të tjerët janë shqiptarë, merren në pyetje vetëm dy shqiptarët!

Habisë së Sonilës për këtë fakt, polici i përgjigjet duke shpjeguar se ky na qenkërka rregull i policisë së vendit, për të kontrolluar hyrjet e daljet e të panjohurve, për sigurinë e qytetarëve ndaj keqbërësvë të mundshëm.

Dhe meqënësë pyetësori ju drejtua vetëm shtetasve shqiptarë, del qartë që vetëm ata u identifikuan si keqbërës të mundshëm.

Dhe pyetjes ndaj trupës televizive, nëse do të tregohet për këtë incident dhe këtë sjellje të policisë greke në dokumentar, Sonila ju përgjigj kështu:

“Duke marrë gjithmonë parasysh që ky dokumentar nuk ka për qëllim trajtimin politik të kësaj çështjeje, por thjesht tregimin dhe dokumentimin e historisë time, ju informoj me kënaqësi që mbi këtë fakt do të flitet dhe tregohet më shumë se ç’ishte në planet e mëparshme të RAI-t. Edhe pse na ndaluan në mes të punës, ne gjithësesi arritëm të filmonim aq sa na nevojitej. Për Çamërinë, për historinë dhe genocidin ndaj të parëvë të mi, do të tregohet sidomos nga zëri i gjyshes time, babait, dhe xhaxhait tim. U ndjeva shumë keq për diskriminimin evident që jetuam ne, dy shtetasit shqiptarë, por nga ana tjetër, më vjen mirë që ç’ka i kisha treguar grupit të RAI-t mbi këto sjellie të policisë greke në Çamëri, patën mundësinë t’i vërtetojnë personalisht. Ndaj po, mbi këtë sjellje do tregohet. Mbi Çamërinë do të flitet dhe në mos gaboj, për herë të parë në RAI 3.”

/Çamëria news/

https://www.youtube.com/watch?v=1MD4IuS3g1A

Etiketa: Cameria ne RAI3Çeshtja çamekthim ne CameriSonila Alushi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Foto galeri/ Kardinal Dom Ernest Troshani në Kuvend

Deputeti që nuk e do kardinalin (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

12:37 | 01/02/2026
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

12:19 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

12:01 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –
  • Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com