Një palestër në katin e dhjetë të një pallati është përfshirë nga flakët ditën e sotme në kryeqytet.
Zjarri ka rënë në një pallat në rrugën e Elbasanit, pranë Liceut Artistik.
Nga burimet e policisë bëhet e ditur se deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri masiv.