Tashmë Tiranës përveçse ndotjen nga tymrat e makinave që po shkaktojnë shumë sëmundjë karceroze, do ti shtohet edhe një tjetër masakër mejdisore, që është ngritja e një iceneratori, i cili do të bëj djegien e mbeturinave të gjithfarëllojëshme.
Të paktën kështu thotë një vedim i qeverisë dhe konkretisht: “Miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion për ndërtim landfilli e inceneratori dhe rehabilitim të venddepozitimeve ekzistuese, Tiranë”.
Ja Vendimi i Kryeministrit që dënon me vdekje mijëra shqiptarë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 25, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:
Miratimin e bonusit prej 8 (tetë) % të pikëve, që i jepet shoqërisë “Integrated Energy B.V.”, sh.p.k., për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese të Tiranës”, thuhet në këtë VKM, e cila u mbajtë e fshehtë për disa ditë dhe vetëm ditën e djeshme është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.
Por çfarë fshihet pas këtij koncesioni të ri, këtë rradh i dhënë për biznesin e mbetjeve, fushë kjo që Edi Rama së fundmi është investuar fuqishëm?
Përpara pak kohësh një kompani italiane fitoi tenderin publik, për përpunimin e plehrave në landfillin e Manzës në Durrës. Bëhet fjalë për kompaninë “Kinexia”, me seli në Milano e cila do të përpunojë 1.9 milion ton mbetje, në bashkëpunim më kompaninë shqiptare “Albania Landfill Energy”. Atëherë në njoftimin e saj zyrtar, u tha se kompania do të investojë 20 milion euro për këtë projekt dhe “Volterio Energie S.p.A” që ka në pronësi kompaninë “Kinexia”, do të veprojë si kontraktor kryesorë. Një impiant i ngjashëm kërkon të marrë jetë në Fier, por po has në kundërshtimin e fortë të banorëve.
Kompania që ka marrë bonuse në VKM-në e fundit të qeverisë Rama, “Integrated Technology Service”, ka administrator dhe ortak të vetëm Klodian Zoton, i cili bashkëpunon me shoqërinë italiane, “Energy 2SRL”. I gjithë ky rrjet është i ndërlidhur dhe synimi kryesor është djegia e miliona ton plehrash, në trekëndëshin Tiranë-Fier-Durrës. Dhënia e këtyre koncesioneve është bërë paralel, me krijimin dhe miratimin urgjent të ligjit për importin e plehrave, te i cili specialistët e fushës zbuluan, se nuk përjashtohet importi i tyre edhe për qëllim djegie në vendin tonë.”
360grade.al