“Rusia dhe Turqia do të zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, në qoftë se Brukseli nuk do të angazhohet në mënyrë efikase atje“, kështu ka paralajmëruar Ish-Komisioneri i Zgjerimit, Shtefan Fyle.
Fyle theksoi se në qoftë se BE-ja do të ketë distancë në Ballkan, atëherë lojtarë të tjerë gjeopolitikë do të shfrytëzojnë mundësinë për të zgjeruar ndikimin e tyre mbi rajonin.
Ndërkohë, Rusia dhe Turqia janë duke bërë përpjekje për të përmbushur këtë vakum. Përveç marrëdhënieve të mira me Serbinë, Rusia është përpjekur të ndërhyjë edhe në Mal të Zi, për të ndryshuar drejtimin politik atje.