Sekretari i Përgjithshëm i autoritetit të taksave në Spanjë ka deklaruar se Cristiano Ronaldo rrezikon së paku 6 vite burgim.
Gazeta “El Mundo” raportoi gjatë kësaj jave se Ronaldo kishte larguar të paktën 126 milionë paund të ardhura nëpër parajsa fiskale, siç janë ishujt britanikë Virgin, që prej vitit 2009.
Menaxheri i portugezit ka mohuar me forcë pretendimet, ndërkohë që publikoi edhe dokumentet që provojnë pafajësinë e Ronaldos.
Por një prej figurave më të shquara të autoritetit spanjoll të taksave është shprehur se: “Informacionet në lidhje me Cristiano Ronaldon tregojnë se ai mund të ketë fshehur më shumë se 150 milionë paund të ardhura të taksueshme. Ne do të hetojmë këtë krim të rëndë fiskal, gjë që do të sillte si rezultat dënimin me burg për secilin vit mosdeklarimi. Nëse inspektimi i hapur bëhet fjalë për 3 vite, atëherë ai rrezikon të paktën 6 vite burg”.