Ambasadori amerikan Donald Lu, deklaroi se “vetting”-u është mënyra më e mirë për ta luftuar korrupsionin.
I pranishëm në simpoziumin kundër korrupsionit të zhvilluar në Tiranë, ambsadori deklaroi se duhet ndërtuar një sistem i ri i pavarur, ku asnjë politikan apo gjyqtar i vetëm të mos ndikohet dhe të manipulohet.
Githashtu Lu i bëri thirrje të gjithave forcave politike shqiptare se duhet të mbështesin këshillat e Komisionit të Venecias.
Ndërsa Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tha se nuk kam ëndrra të tilla si zhdukja e korrupsionit, por ai mund të luftohet me eficencë. Duhet dëshirë për ta luftuar atë, u shpreh Nishani.