Referendumi në Itali, shpresë për të lënë në “hije” pr/ligjin për call center – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Referendumi në Itali, shpresë për të lënë në “hije” pr/ligjin për call center

15:42 | 05/12/2016
në Uncategorized
0

E gjithë vëmendja e Italisë tani është përqëndruar tek ajo që do të ndodhë pas fitores së “JO-së” në referendum e dorëheqjes së kryeministrit Renzi.

“Topi” i ka kaluar presidentit Sergio Mattarella, i cili për herë të parë do të thirret nga Senati për të marrë një vendim që do të jetë padyshim kompleks, që do të sjellë pasoja politike, në mesin e një furtune të vogël financiare, që po godet vendin.

Në këtë gjendje emergjence, duket se ka një ‘përfitim’. Projektligji për Buxhetin 2017, ku përfshihen edhe amendimet për delokalizimin e shërbimit call center, që prek jo pak Shqipërinë, mund të lihet në ‘hije”.
Shpresa, që për momentin kjo çështje mund të ‘harrohet’ duke qenë se Senati, po jo vetëm, ka gjëra më madhore për të diskutuar, është prezente.
Drejtuesit e shoqërive të call center në Shqipëri, por edhe përfaqësues të shoqatave të biznesit, thonë se situata politike në Itali, do të bëjë që kjo çështje të vonohet disi për t’u votuar. Në faqen zyrtare të Senatit të Italisë thuhet se ditën e martë ( 6 dhjetor) është përcaktuar që të mblidhet Komisioni i Buxhetit në mbledhje konsultuese për të marrë mendimin e Presidentit të Senatit, Pietro Grasso. Por, ky është një nga emrat që përflitet për të marrë detyrën e kryeministrit në qeverinë teknike që do të ngrihet, së bashku me atë të ministrit të Ekonomisë Pier Carlo Padoan.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Situata politike në Itali, në anën tjetër ka ‘ngrirë’ edhe lobimin nga pala shqiptare e cila do të duhej të niste një letër në Senat në lidhje me çështjen e delokalizimit të shërbimit call center. Por, tashmë thjesht do të pritet për të kuptuar se çfarë do të ndodh me qeverinë italiane.

Projektbuxheti 2017, ku bëjnë pjesë edhe amendimet për ligjin e delokalizimit të shërbimit call center ka marrë miratimin në lexim të parë në datë 28 nëntor. Ai parashikon rregulla të forta, përjashtim nga lehtësitë fiskale, kontroll të të dhënave personale për ato shërbime call center që do të zhvendosen nga Italia, për të ardhur kryesisht në vendet jashtë BE-së, siç është Shqipëria.

/monitor.al/

Etiketa: Call CenterItalipr/ligjireferendumi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tahiri: 45-vjeçarja Prifti do ishte gjallë nëse gjyqtari do jepte drejtësi

Vrasja e gruas në Fier/ Tahiri: Urdhëri i mbrojtjes nuk është dërguar kurrë në Polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

18:33 | 01/02/2026
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com