Axhenda/ John Kerry pritet në Rinas nga presidenti Nishani, më pas takon kyeministrin Rama dhe pas konferencës së përbashkët për shtyp me të, takohet me kryetarin e opozitës Lulzim Basha
Sekretari Amerikan i Shtetit pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, paradite në oren 9.00, raporton Oraneës.
Presidenca njofton se Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të presë në aeroport sekretarin Kerry për t’i dhënë mirëseardhjen e parë pas uljes së avionit.
Në orën 10:10 sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe delegacioni amerikan do të shkojnë në Kryeministri për t’u takuar fillimisht me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.
Më pas, do të zhvillohet takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe në përfundim të takimit, në orën 11:00, Kryeministri Rama dhe Sekretari Kerry do të kenë deklaratë për shtyp në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetje nga gazetarët.
Prej aty Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD.