Megjithëse ende nuk kanë dalë rezultatet zyrtare, Mateo Renci pranoi që Italia ka dhënë përgjigjen negative në referendumin për ndryshimet kushtetuese.
“JO” për të rithemeluar një republikë të re italiane, e cila i jepte shumë më tepër pushtet kreut të qeverisë, ndërsa dobësonte Dhomën e Lartë, Senatin.
Si pasojë e humbjes në referendum Mateo Renci dha dorëheqjen dhe qeveria e tij ra, teksa kryeministri mbajti në fjalim të shkëlqyer, të cilin e mbylli me “Rroftë Italia!”.
Pritet të shihet se cila do të jetë qeveria e re italiane, ndërsa Mateo Renci kërkoi nga fitimtarët të bëjnë propozime konkrete për ligjin e ri elektoral.
“JO”-ja ka shkaktuar tërmet në bursat ndërkombëtare, por pavarësisht se konceptohet si tronditje e ngjashme me Brexit apo Trump, nuk është një aksion përbashkues për të djathtën dhe opozitën italiane.
Gjithsesi, e majta liberale e Rencit është ende e fortë në skenën politike duke parë përçarjen e së djathtës konservatore dhe zhvillimet anarkike të tipit “5 Stelle”.