“Ndërkohë çerdhet, kopshtet, shkollat, janë në gjendje të mjerueshme pa ngrohje”
Deputeti demokrat i Durrësit, Igli Cara, ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për abuzime me fondet për zhvillimin e qytetit. Cara thotë se janë 15 milion dollarë të harxhuara për fasada, ndërkohë që qyteti përballet me një sërë problemesh të tjera të cilat kërkojnë zgjidhje emergjente.
“Më duket e frikshme heshtja apo ndroja e qytetarëve për të reaguar kundrejt gjithë abuzimit që Rama e Vangjush Dako bëjnë me paratë e taksapaguesve durrsakë.
Rilindja urbane ka bërë që në këto 3 vjet i gjithë buxheti i akorduar bashkisë së Durrësit të shkojë në zbukurime e lyerje fasadash, qëndra me palma, gurë e shatërvanë, veliera betoni , bulevardi, sfinksi ,zbukurimi i rrugës së plazhit bërë tre herë, …e të gjitha këto nuk janë pak para, po janë mbi 15 milion dollarë.
E kuptoj që çfarë unë e kolegë të opozitës kemi thënë nuk mund të degjohej nga Rama&Dako, por si nuk del një i majtë i mençur e kurajoz që t’i shpjegojë që këto para mund të ishin harxhuar ndryshe për nevojat e durrsakeve.: si psh; e para, që në Porto Romano mos të vashdojnë të digjen plehrat e të ishte ndërtuar një impjant ;
së dyti, të ishin ndërtuar rreth 1000 apartamente për të pastrehët;
së treti, të investohej në kanalizme që Durrësi të mos përmbytej,
së katërti, të bëhej rikonstruksioni i shkollave, kopshtëve dhe çerdheve e të ngrihej sistemi ngrohjes në to; qendër shëndetësore e për të vazhduar me zgjidhjen e problemeve të qarkullimit në qytet,
etj etj.. mund të rendisim shumë investime të domosdoshme si këto…
Se harrova ,po bibliotekën që Vangjushi ka 10 vjet që ja premton qytetarëve a mund t’ia kujtojë njeri ?”, shkruan Cara.