Panos Kammenos, “sharlatani” i Athinës zyrtare që kërcënon Shqipërinë me luftë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Panos Kammenos, “sharlatani” i Athinës zyrtare që kërcënon Shqipërinë me luftë

01:04 | 04/12/2016
në Kosove Rajon
0

Po mbaron koha, kur zyrtarë të tipit Kamenos, përdoren si kërcënim për rrugën e kthimit të atyre fëmijëve çamë të vitit 1945, të cilët kërkojnë asgjë më shumë se sa të shkojnë e të shohin varrin e nënës, atje në Paramithi, Sul, Parga, Margëlliç, Filat e kudo në trojet e Çamërisë

“Grekët thonë s’ka rëndësi Ligji i Luftës, kemi Traktatin e Miqësisë. Atëherë përse nuk e shfuqizojmë?”

Kjo pyetje e kryeministrit Rama drejtuar autoriteteve greke, nuk ka marrë ende një përgjigje. E tha në një intervistë për televizionin grek SKAI, ku kryeministri shqiptar foli qartë dhe prerë për zgjidhjen e të gjitha problemeve që mbartin dy vendet, Shqipëria dhe ministri-grek-696x458Greqia, nga e shkuara e marrëdhënieve mes tyre. Një prej tyre, e që lidhet pikërisht me Ligjin e Luftës në fuqi, është Çështja Çame. Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka folur qartë dhe hapur për këtë çështje, kur theksoi se është e shtruar në tryezën e bisedimeve me grekët dhe nga kjo çështje pala shqiptare nuk do të tërhiqet.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Është ky qëndrim i prerë i kryeministrit Rama që ka shkaktuar reagimin e disa zyrtarëve grekë, të cilët atje në Athinë konsiderohen sharlatanë. Por jo, në të vërtetë është fjala për ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, i cili iu vesh me rroba ushtarake dhe guxoi të kërcënojë Shqipërinë.

Greqia dhe Shqipëria janë vende anëtare të NATO-s dhe kanë marrëveshje bashkëpunimi,  pavarësisht se në mënyrë krejt absurde Greqia vazhdon të mbajë Ligjin e Luftës me vendin tone. Është kaq absurde deklarata e ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamennos, por që nuk është pasuar nga asnjë korrigjim nga autoritet e tjera greke. Në Greqi Panos Kamenos kanë dëshirë ta quajnë si një fetar ortodoks të devotshëm. E cilësojnë një figurë kontraverse dhe që nuk përfaqëson linjën kryesore dhe zyrtare të saj. Pra, ky është edhe qëndrimi i qeverisë greke, për të cilin qeveria shqiptare duhet të reagojë fort.

Ministri grek i Mbrotjes, Panos Kammenos,  i përket një partie të krahut të djathë, “Grekët e pavarur”, e njohur për qëndrimet e saj kundër emigrantëve dhe kundër fqinjëve. Kjo parti është në koalicion qeveritar me partinë e kryeministrit Cipras, SYRIZA.

tsipra-kamenosQysh në themelimin e partisë në vitin 2012 ai u pozicionua në krahun e djathtë duke mbështetur nacionalizmin dhe fuqizimin e rolit të Kishës Greke në familje dhe edukim.

Ai u emërua ministër i Mbrojtjes së Greqisë më 27 janar 2015.  Ai ka shërbyer deri më 20 gusht 2015, kur koalicioni i SYRIZA-ANEL dha dorëheqjen dhe vazhdoi si të mbate detyrën deri më 28 gusht, kur ai u pasua nga ministri i përkohshëm, Ioannis Giangos. Ai u bë përsëri ministër i Mbrojtjes më 23 shtator 2015, kur koalicioni i SYRIZA-ANEL u rikrijua pas zgjedhjeve të 20 shtatorit 2015.

Ai vazhdon të jetë në qeverinë greke, ndërkohë që partia e tij ka fituar vetëm 3.7 përqind të votave në zgjedhjet e fundit, kurse njihet për gjuhën e tij ekstremiste dhe antieuropiane.

Gjatë krizës në Greqi dhe problemeve me borxhin e papaguar ai ka deklaruar se “Europa udhëhiqet nga neo-nazistët gjermanë”. Ai shkoi deri atje sa e quajti edhe ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble person non grata, për shkak të dëmshpërblimeve të luftës që Kamenos kërkon nga Gjermania.

Deklaratat e tij janë shqetësuese, ato janë antisemite, kundër emigrantëve e kundër fqinjëve. Në dhjetor 2014, Kamenos deklaroi në televizion se institucionet fetare hebreje dhe myslimane nuk paguajnë taksat (në kontrast me Kishën e Greqisë, e cila ishte përjashtuar nga tatimet në të ardhura duke filluar në vitin 2004).

Në mars 2015 Kammenos tha: “Në qoftë se emigrantët do të vërshojnë në Greqi, atëherë ata duhet të dinë se Greqia do të pezullojë Traktatin Dublin II dhe emigrantët do të marrin dokumentet e tyre dhe do të udhëtojë në Berlin”.

kammenos2Ai, gjithashtu deklaroi që “Nëse Europa na lë në krizë, ne do ta përmbysim atë me emigrantë dhe do të jetë edhe më keq për Berlinin, nëse në atë valë të miliona emigrantëve ekonomikë do të ketë disa xhihadistë të Shtetit Islamik”, ndërsa kërcënoi që Greqia do t’u “japë emigrantëve nga kudo dokumentet që ata kanë nevojë për të udhëtuar në zonën Shengen”.

Së fundmi, i pëlqen të vishet me tesha ushtarake dhe të dalë në kufirin me Shqipërinë për të treguar forcën. Duket qesharake dhe e frikshme që një politikan i një vendi anëtar i BE-së dhe NATO-s të bëjë deklarata të tilla, por në Greqi thonë se nuk e merr njeri seriozisht, ashtu si as zyrtarët shqiptarë nuk duken të shqetësuar.

Megjithatë kjo është një mënyrë tipike greke për të testuar situatën në përpjekje për t’i rezistuar asaj që nuk kanë më nga i shmangen, zgjidhjes së Çështjes Çame. Është hera e parë që Tirana zyrtare flet me gjuhë të qartë dhe kërkon nga pala greke zgjidhjen e Çështjes Çame si çështje e të drejtave të njeriut, bazuar në konventat ndërkombëtare. Kryeministri e ka thënë më shumë se një herë që nuk do të tërhiqen nga ajo tavolinë, ku është vendosur për t’u zgjidhur Çështja Çame dhe as nuk do të lejojnë Greqinë t’i largohet asaj. Deklarata e ministrit “sharlatan” grek, nuk do të mund të përdoret si kërcënim për rrugën e kthimit të atyre fëmijëve çamë të vitit 1945, që kërkojnë asgjë më shumë se sa të shkojë e të shohin varrin e nënës, që është atje në Paramithi, Sul, Parga, Margëlliç, Filat e kudo në trojet e Çamërisë.

femijet-jetime-te-camerise

Etiketa: Çeshtja çameligji i luftesMargëlliçiPanos KamenosParamithiaPargasharlatanSuliWolfgang Schäuble

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Armiqtë që humbën Andrean

Armiqtë që humbën Andrean

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com