Paraditen e sotme mjekët e spitalit rajonal të Shkodrës protestuan duke kërkuar abrogimin e nenit 96 të Kodit penal i cili trajton çështjen e gabimeve mjekësore si vepër penale.
Mjekët i quajnë të rënda veprimet e ndodhura me arrestime brenda mjediseve të spitaleve, duke sjellë kështu cënim të personalitetit të mjekut, ndërhyrje dhe mbivendosje të përgjegjësive.
Bluzat e bardha paralajmërojnë se çdo të ejnte do të dalin në protstë derisa Kuvendi i Shqipërisë ta anullojë këtë ligj i cili i cilëson gabimet mjekësore si një krim.