Skandalet, si mënyrë jetese – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandalet, si mënyrë jetese

11:45 | 28/11/2016
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Nëse thua se futbolli shqiptar është objekt skandalesh në çdo dy-tre muaj, nuk ke thënë praktikisht asgjë. Sepse, nuk ke thënë asgjë të re, përveçse atë që ke menduar në këto dy dekadat e fundit, apo i ke diskutuar privatisht në rrethe të ngushta. Risia është që tani mundësitë e informimit janë më alternative, pra dyert e blinduara të FSHF-së, nuk janë më burimi i vetëm i informacionit, ndërkohë që edhe shtypi (të paktën një pjesë e tij) është bërë më aktiv, më hetues. Pra, tani na është thënë se në këtë ambjent, skandalet janë mënyrë jetese dhe si rrjedhim, gjithçka ka filluar të diskutohet në publik. Kështu, me pak vëmendje, dhe të gjithë mund të kuptojnë se si funksionon sistemi. Pak muaj më parë u fol për një skandal bastesh, të denoncuar nga UEFA, madje edhe të shoqëruar me masa për skuadrën kampione të vendit, ndërsa në Federatë zgjodhën një heshtje të stërgjatë. Në fakt, u fol shumë për diçka që në Shqipëri është fare e zakonshme dhe institucioni zgjodhi mënyrën që meritonte në të vërtetë problemi, fillimisht injorimin dhe më pas, për hir të ngulmuesëve të besdisshëm, një deklaratë arrogante të tipit: “Do të bëhet kështu…, sepse kështu duam ne”. Kështu funksionon. Ndërsa ditët e fundit u bë i ditur një tjetër skandal, që kishte të bënte me një fond të palëvruar fondesh të dhëna nga UEFA, por me destinacion klubet, kryesisht në ndihmë të akademive. Por, në një rast të tillë, kur lakohet një shifër prej 4 milionë eurosh, kuptohet që duhet të funksionojë ndryshe, pasi në këtë rast nuk bëhet fjalë për dyshime trukimesh që sjellin para të pista, por për dyshimin e mbërritjes së një shume të majme parash të pastra dhe që janë bërë pis rrugëve të Shqipërisë. Dhe të zgjedhësh heshtjen sërish, padyshim që do të ishte opsioni më i keq i mundshëm. Kështu, nxituan pa humbur kohë që nga titullari dhe të tjerët sipas shkallëve të hierarkisë, të bombardonin publikun nëpërmjet ekraneve dhe faqeve të shtypit, duke dalë kështu jashtë natyrës së funksionimit normal të ngrehinës që drejton futbollin në vend. Këtë radhë “gojët e liga” i kaluan kufinjtë, pasi kjo nuk mund të ketë efektin e një ndeshje të supozuar të lënë, për një përfitim që nuk i dihet ekzakësisht as shifra, por në të kundërt, është një shifër ekzakte, e përbërë nga një numër i pasuar nga nëntë zero.

E përbashkëta në të dy skandalet e publikuara së fundi është reagimi i një juristi të FSHF-së, gjithmonë interesant, me një logjikë të shëndetshme, kuptohet edhe për hir të profesionit. Në rastin e parë bëri një mbrojtje brilante të Skënderbeut, duke argumentuar që edhe nëse flitet për trukime, kampionët tanë i kanë bërë për ndeshjet ndërkombëtare, pra ç’na duhet ne me bahçen e botës. Ndërsa për këtë të fundit, veç logjikës, kishte ndërtuar edhe një tabelë, ku ishin të pasqyruara me detaje të gjitha paratë që kishin përfituar klubet, sipas të cilës, jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë asgjë, por presidentët janë aq shumë në borxhe, sa nuk do të kenë kohë t’ia lajnë institucionit as fëmijët e tyre. Dhe fliste zotëria për para “cash”, të dhëna vite përpara, tek njerëz që nuk kanë më lidhje me klubet, sikur i ke dhënë borxh një vartësi dhe prej kohësh po ia mban nga rroga. Para në dorë, siç nuk ndodh askund në Europë dhe ta thotë një jurist! Ndërsa njerëz të tjerë të mençur, që kanë të drejtën t’i drejtohen çdo ditë publikut, të quajnë të paditur ose snob në rastin më të mirë, sepse nuk e vlerëson faktin që në këtë vend kështu ndodh gjithmonë. Ndërsa shprehja më ironike e përdorur nga juristi në daljen e tij të fundit në ekran, ishte: “Ne Durrësit i kemi dhuruar kaq fusha” (se nuk e mbaj mend numrin), por te ajo tabela e famshme, pas çdo “dhurate” kishte një shifër ekstravagante që plotësonte borxhin e Teutës. Ndërsa fundi i ballafaqimit me publikun, në kuadër të kësaj fushate vetëpastrimi imazhi ishte ndryshe nga më parë, pra jo prepotent, por melankolik. “Presidentët kanë qenë në Asamble, pse kanë votuar?”. Këtu kanë të drejtë, pasi dhe janë mburrur me faktin, që pjesa më e madhe e drejtuesve të klubeve janë indiferentë dhe votojnë gjithçka. Por, sado të zgjuar të ndjehen për këtë makinacion, kjo është një hile, e cila nuk i shkon një institucioni kaq të rëndësishëm. Të shfrytëzosh pavëmendjen e dikujt dhe më pas t’ia shënosh emrin te lista e debitorëve. T’i japësh borxh dikujt që t’i pranon, pasi e ka të pamundur të mbijetojë ndryshe dhe ta fusësh te lista e të preferuarve, ndërsa atij që nuk ta pranon borxhin, siç ishte rasti i Flamurtarit, i bën presion, e kërcënon se do ta shkulësh me gjithë rrënjë… sepse kështu funksionon, por nuk është e ndershme.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Etiketa: "Skenderbeu"FlamurtariFSHFgojët e ligamënyrë jetesesaimir demiskandalet

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Veliaj: Platformë bashkëpunimi me kryebashkiakët shqiptarë në 5 pika

Veliaj: Platformë bashkëpunimi me kryebashkiakët shqiptarë në 5 pika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com