Shapi i antishqiptarizës dhe sheqeri i Çamërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shapi i antishqiptarizës dhe sheqeri i Çamërisë

11:43 | 27/11/2016
në Opinion
0

Nga Alba Haruni

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!

Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!

Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!

Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,

O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Tani po e kuptoj vërtet Naimin. I këndoi gjithë kësaj bukurie që Zoti vetë i ka falur këtij vendi. Ju thuri lavde, maleve, lumenjve, pyjeve e gërxheve, por asnjë fjalë për njerëzit.

Tani kuptoj, pse ne si komb nuk shohim dhe nuk ecim dot përpara. Pse “antishqiptarizmi” gjallon ndër ne më shumë, tamam si grami në arën e mbushur me grurë. Pse “mola” e antishqiptarizmit, gërryen e dëmton çdo përpjekie për t’i thurrur kësaj Shqipërie një vello të bukur dinjiteti kombëtar.

Sa “gram” e sa “mola”, paska ndër ne?!

“Molat” dhe smira e interesave të ngushta për kolltuk, qenkan më të forta se interesat jetësore të një kombi, i cili më së shumti kërkon prej nesh vetëm pak dinjitet.

Të shkuarat apo të shkuarit m’i ka mësuar historia dhe shpesh më vijnë në mendje fjalët e Faik Konicës: “Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent (të holla), shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj.” (Albania 1, vëllim A, 1897).

Apo dhe fraza më shumë se e dhimbshme e tij: “Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë, e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë.” (Vepra 2, 34).

Dhe mua sot kjo shprehje më tingëllon reale, e përditshme, në mes kësaj klase politike që kemi fatin e keq të na drejtojë.

Shoh çdo ditë se si shitet e coptohet Shqipëria e mjerë, pa vrarjen e as më të voglës ndërgjegje, nga njerëz të cilët as që e njohin këtë fjalë. Shoh si jepen ujërat tona teritoriale a thua se është një pishinë e shtëpisë së këtyre palo politikanëve dhe për çudi asnjë nuk ndëshkohet për atë që është e dukshme “Tradhti ndaj Atdheut”. Shoh si tjetërsohen eshtrat e gjyshërve e stërgjyshërve, për të plotësuar tekat dashakeqe të një fqinji tekanjoz “kaltrojës”. Shoh si përndiqet gjuha shqipe edhe sot në shekullin XXI, kur në shkollat tona s’ka mbetur gjuhë e botës pa u mësuar.

Por sot më dhimbset në shpirt, tek shoh si përndjekin një kryeministër për të vetmen arsye, sepse po i thurr kësaj Shqipërie vellon e dinjitetit.

Përmes fjalës, kulturës, gjuhës, dialogut, historisë e vlerave të përbashkëta me fqinjët, ai po përpiqet të ngrejë urat e bashkejetesës e bashkëpunimit reciprok.

Nuk ka ura të qëndrueshme, kur anojnë vetëm nga njëri krah. Nuk ka asnjë fqinjësi të mire, kur porta jote rri e mbyllur e ti kërkon t’i biesh vetëm portës sime. Jo!

Nuk mundet që gjasmeminoritarë të kërkojnë të drejta apo kapriçio në kundërshti të plotë me rregullat e përgjithme të këtij vendi që quhet Shqipëri. Nuk mund të hiqen paralele mes të drejtave të tyre dhe të drejtave të mohuara të një popullsie martire, e cila u përndoq, u maskrua, u vodh, nën tehun e thikave e gjuhën e flakëve. Nuk ka asgjë të ngjashme me këtë genocid të egër bash në zemër të Europës, të ushtruar padrejtësisht mbi popullsine etnike të shqiptarëve të Çamërisë.

E sot janë turrur me “kuç e me maç”, të fajësojnë kryeministrin e këtij vendi, pse i del në krah kësaj pjese të kombit shqiptar, sepse ka ardhur koha që fqinjit t’i flasë me gjuhën e të vërtetave historike e jo me “puthadorën” e teorive të “megalidesë” shovene greke.

Po bëhen copash, me gazeta, emisione, lobime, cic-mice dhe pa pikën e turpit (nëse kanë), e quajnë të dëmshme në marrëdhëniet e jashtme.

Po bëhen copash, ta minimizojnë vlerën politike të parties, e cila ka si kauzë dhe program të saj zgjidhjen e të drejtave jetësore të shqiptarëve të Çamërisë. partinë e mbarë shqiptarëve, PDIU.

Së fundmi dhe një zonjë, kryetare e komisionit parlamentar për politikën e jashtme, flet po me këtë gjuhë. Sipas saj, PDIU dhe mbështetja ndaj saj po dëmton “rëndë” interesat e PS-së.

Zonjë, interesat dhe dinjiteti i kombit kanë më shumë rrëndësi se intersat e një partie cilado qoftë ajo, megjithëse ju e dini mirë këtë gjë si politikane e vjetër e këtij vendi.

Ah, thash e vjetër???

Mbase do ishte më mirë t’ju kujtoja dhe krijimin para disa kohësh të një partie, e cila çuditërisht kish si sekretar politik birin tuaj dhe po çuditërisht mbronte interesat e komunitetit çam. Mos vallë ajo parti ishte një biçim “Kali Troje”? Fatmirësisht, ka njerëz të mençur në këtë vend dhe dinë ta ndajnë shapin nga sheqeri.

Vazhdon të ketë shap në politikën tonë!

Etiketa: Alba HaruniantishqiptarizëmArta DadebiçimFaik KonicaKali i TrojësNaim Frashërishapisheqeri i Çamërisë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shëndetësia e rilindur!

Shëndetësia e rilindur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com