David Farley, një shkrimtar udhëtimesh me qendër në Berlin dhe Nju Jork i ka dedikuar një shkrim të veçantë Shqipërisë, si një destinacion me kosto të ulët, tërheqës për revokimin e epokës së komunizmit, por edhe për kulinarinë.
Ja sesi e përshkruan ai udhëtimin në Shqipëri. “Shqipëria është një nga kombet e vjetra të Europës, një ish-shtet komunist, i lirë, tërheqës. Tirana, kryeqyteti i saj mund të kthehet fare mirë në një ‘destinacion’ të ri për pushimet. Shqipëria, sikundër edhe më parë vende si Kroacia, Sllovenia, Bullgaria apo Rumania synon të anëtarësohet në BE. Ka shumë amerikanë që nuk mund ta gjejnë këtë vend në hartë, por ka shumë arsye se përse duhet të vizitohet. Për fillestarët, Shqipëria është një vend i admirueshëm i cili gjendet në Europë. Ka shumë plazhe të pazbuluara, por edhe piesazhe malore. Në të ka edhe statutja të George W. Bush dhe Hillary Clinton”, shkruan Farley.
Tiranën e quan disi të ngjashme me Romën. “Duke shëtitur nëpër rrugët e Tiranës, kam menduar se i ngjan pak Romës. Rrugët, godinat janë par a shumë të stilit italian të viteve 1920.
Por, në qendër, të rinjtë duke se kanë ‘rimarrë’qytetin, veçanërisht në zonën e quajtur Blloku. Në të ishte e vështirë të gjeje një gjë lokale. I ulu në një bar pyeta kamarierin se çfarë lloje birrash ofronin, por nuk më tha asnjë emër vendas. Si përgjigje mora një ngritje supesh”.
Me vështirësi gjeta një restorant i cili shërbente ushqime që ishin të gatuara me stil tradicional dhe kuptova se shqiptarët ende besojnë se gjërat e huaja janë më të mira’.
Fraza të tilla, si : ‘ferma në tavolinë’, ‘kuzhina lokale’ etj, janë ende të reja për shqiptarët.
“Nëse ka diçka që njihet si tipike shqiptare është byreku apo bakllavaja, por në fakt ato janë me ndikim turk”, citon shkrimtari shefin e kuzhinës Kola. “Ne kemi bërë shumë progres që nga viti 1991, por një sektor që nuk ka pësuar shumë ndryshime është ai i ushqimit dhe jam duke u përpjekur për të bërë diçka”, thotë shefi i kuzhinës Bledar Kola.
Provova diçka 100% shqiptare dhe kuptova se e ardhmja e vendit mund të jetë më e mirë.
/monitor.al/