Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t’i flasë popullit grek përmes mediave të vendit fqinj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t’i flasë popullit grek përmes mediave të vendit fqinj

13:43 | 22/11/2016
në Uncategorized
0

Në mungesë të një takimi me homologun e tij Cipras, kryeministri shqiptar Edi Rama ka vendosur t’i drejtohet popullit grek përmes mediave të vendit fqinj. Të martën në mbrëmje ai do të jetë personazhi kryesor i emisionit “Histori” që përbëhet nga një katërshe gazetarësh të njohur të shypit grek. Intervista me kryeministrin shqiptar ka disa ditë që anonçohet në televizioni “Skai”, ku të martën në mbrëmje Edi Rama do të flasë për çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Deklaratat e kryeministrit shqiptar muajt e fundit kanë zënë faqet e para të shtypit grek që nuk kanë hezituar ta cilësojnë kryeministrin e Shqipërisë si një politikan nacionalist, i cili po mban një kurs tensioni dhe përplasje me Greqinë.

Kryeministrit Rama i është refuzuar kërkesa për të vizituar Athinën dhe po ashtu kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka anulluar disa herë vizitat në Tiranë, të planifikuara për dhjetorin e kaluar. Ai ka injoruar deklaratat e kryeministrit shqiptar dhe nuk ka bërë asnjë koment mbi to, duke e lënë politikën e jashtme në duart e ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias. Kryeministri ynë mund ta vuajë këtë injorim dhe ndoshta kjo e ka bërë që ta ngrejë edhe më shumë tonin për t’u dëgjuar në Athinë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

gazetaretGjithsesi, të martën në mbrëmje kryeministri pritet t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve grekë për disa nga çështjet që preokupojnë të dy vendet, duke nisur nga marrëveshja e detit, tek Çështja Çame e deri tek arrestimi i dy nëpunësve të ministrisë së Jashtme shqiptare që transportonin tekste shkollore, të cilat Gjykata e Janinës i çmoi si materiale propagandistike. Duhet thënë se paneli i gazetarëve në këtë emision kanë njohje shumë të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Drejtuesi i emisionit Aleksis Papagelas ka qenë për shumë vite korrespondent i televizionit Mega në Uashington, Pavlos Cimas po ashtu, gazetar me origjinë arvanite ka njohje të thellë mbi çështjet shqiptaro-greke, si dhe gazetari Tasos Teloglou, i cili ka ndjekur në veçanti Çështjen Çame duke qenë i pranishëm me intervista edhe në mediat shqiptare. Qasja e tij ka qenë kundër linjës zyrtare dhe për këtë jo vetëm ai, por edhe dy gazetarët e tjerë janë etiketuar si proamerikanë.

Gjithsesi ballafaqimi të martën në mbrëmje me kryeministrin shqiptar ka zgjuar interes për të parë deri ku shkon vendosmëria e kryeministrit të Shqipërisë për të prezantuar qasjen e tij si një politikë në funksion të slloganit zero probleme me fqinjët.

/respublica.al/

Etiketa: Aleksis PapagelasÇeshtja çameCiprasedi ramagazetaret Grekintervistakanali GrekPavlos CimasTasos Teloglou

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Hegjemonia greke dhe paaftësia e shtetit shqiptar para saj

Hegjemonia greke dhe paaftësia e shtetit shqiptar para saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:29 | 01/02/2026
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

20:19 | 01/02/2026
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

20:09 | 01/02/2026
Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

19:55 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:35 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
  • (VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –
  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –
  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
  • (VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com