Gentiana, gruaja që do të hapë “Kutinë e Pandorës” së komunizmit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gentiana, gruaja që do të hapë “Kutinë e Pandorës” së komunizmit

09:19 | 21/11/2016
në Uncategorized
0

Deri tani është marrë me njerëz dhe ja ka dalë, ndërsa prej ditës së pardjeshme, Gentiana Sula do të hyjë në mbretërinë e frikshme të dosjeve të ish-Sigugurimit të Shtetit për të gjetur aty mbetjet e rrezikshme që kanë kapluar politikën dhe administratën e shtetit shqiptar.

“Tani që ligji u krye do të nisim nga puna”, thotë kreu i Autoritetit për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit, zonja Sula, menjëherë pas votimit në Kuvend të anëtarëve të kësaj trupe.

Nëse ka zyrtar të shtetit shqiptar që e njeh mirë problematikën e ish-viktimave të diktaturës komuniste, zoja Sula, është ndër më kompetentet.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kur Edi Rama emëroi në vitin 2013, një grua në karrierë, të re në moshë, me një CV të shkëlqyer në organizatat më prestigjoze ndërkombëtare në krye të punës për trajtimin dhe dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë të komunizmit, pakush e mori seriozisht.

Gentiana Sula, një trashëgimtare e familjeve që kaluan persekutimin e dhunën e diktaturës, nuk e reklamoi punën e saj dhe pak mbajnë mend daljet e saj në studio televizive që përgjithësisht janë të mbushura edhe me gra që pëplasen e zihen për të drejtat e gjinisë së vet.

Por në tre vjetët e saj si zëvendësministre e Mirëqenies Sociale, me funksionin për të trajtuar shtresën e ish-të përndjekurve, puna e saj i ka shënuar një nga rekordet më pozitive qeverisë së Edi Ramës, pikërisht për shpejtësinë dhe saktësinë e dhënies së dëmshpërblimit të kësaj shtrese, me të cilët luhet e flitet për 25 vjet, por që çdo vit i detyron të rropaturit të ngrihen në greva e protesta.

Tani duket se gjërat jo vetëm janë në rrugën e zgjidhjes, por Edi Rama deklaroi pardje se deri në qershor të vitit të ardhshëm nuk do të mbetet ish-i burgosur i gjallë pa tërhequr dëmshpërblimin për burgimin e padrejtë në kohën e diktaturës.

Kryeministri e njihte mirë siç duket Gentiana Sulën kur ia besoi misionin e parë dhe më pas këtë të dytin që do të jetë natyrisht më i vështirë nga i pari; hapja e “Kutisë së Pandorës”, dosjet e tmerrshme të Sigurimit të Shtetit që të gjithë presin me ankth dhe për të cilët është folur gjithë këto vite, ku mijëra pseudonime kanë qarkulluar në media dhe afishe publike.

Gentiana Sula është një grua 47 vjeçare që nuk i pëlqen të flasë për veten, edhe pse ia kërkojmë që të shkruajmë këtë profil të saj informues.

Por, CV-ja e saj flet shumë, duket se çdo gjë që e ka nisur e ka kryer dhe e ka kryer në perfeksion.

Një gjimnaziste që është vlerësuar me “medalje ari” për të gjitha dhjetat e saj, diplomimin si biologe, natyrisht me rezultate të shkëlqyera, por edhe karrierën e saj intensive në organizata prestigjoze ndërkombëtare duke nisur nga UNICEF, ku ka punuar në krye të projekteve me vendet e Botës së Tretë dhe Ballkanit, Bankën Botërore, gjithashtu për Ballkanin dhe shtetet ish-komuniste e gjetkë.

Në të gjitha këto funksione Gentiana Sula është marrë me njerëzit, trajtimin dhe ndihmën për ta, ndërsa këtë herë ajo do të merret me shkresa të frikshme që emrin e kanë dosje dhe për të cilat është thënë se po të hapen ato, në Shqipëri do të bëhet nami. Për shumë e shumë arsye askush nuk e ka marrë përsipër këtë barrë.

Dhe gruaja që po mbyll dosjet e të përndjekurve për dëmshpërblimin e tyre, ka bindjen se hapja e këtyre të rejave është një punë tjetër humanitare që ajo do ta shtojë në CV-në e saj të sukseshme.

Dhe pyetjes se “a janë zhdukur në këto vite dosjet përvëluese të Sigurimit, apo pjesë të tyre?”, ajo i përgjigjet: “Do ta shohim rrugës…”

/dailynews.al/

Etiketa: Gentiana Sulakomunizmikutia e Pandorësmedalje ariSigurimi i ShtetitUNICEFzëvendësministre

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shpëtoni vëllezërit Frashëri…

Shpëtoni vëllezërit Frashëri…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com