Nuk e qep gojën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk e qep gojën

00:18 | 22/11/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Nuk e qep gojën, sepse ju nuk keni asnjë të drejtë të tjetërsoni historinë e familjeve shqiptare që vuajtën në diktaturë. Historia e tyre nuk tregohet me shpalosjen e metodave persekutuese, me makineritë e hekurta të torturave, as me teshat e shqyera nga inkuizitorët varur mureve. Historia e tyre nuk tregohet nëpërmjet persekutorëve të tyre. Historia që kuroni nën zyrat e qeverisë suaj, nuk është hisoria e të persekutuarve nën diktaturën komuniste.

Nuk e qep gojën, sepse ju nuk keni të drejtë të shisni para opinionit një histori, të cilën e krijoni në mungesë të plotë të transparencës, të kontributit të vetë atyre që vuajtën, apo të studimeve të mirëfillta shkencore. Jo, shfaqja e radhës që ka krijuar stafi juaj nuk është e denjë për t’u shitur si historia e dhimbshme e mijëra shqiptarëve, as për t’u trajtuar si koncesioni i radhës.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nuk e qep gojën, sepse nuk mund ta pranoj që pas 25 vitesh shprehja “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” artikulohet përsëri në të njëjtën mënyrë prej jush “për të bashkëkunguar në plagët tona më të dhimbshme”. Jo! Nuk jemi bashkëvuajtës, bashkëfajtorë jo e jo dhe kurrë nuk pres të bashkëkungojmë plagët tona të dhimbshme.

Nuk e qep gojën, sepse para imazheve të projektuara në ekranet e mëdhenj që mban nën këmbët e tua, unë zgjedh fjalët e thjeshta që vijnë nga kujtesa e nënës sime. Para citateve të këputura andej këndej prej Dë Golit, Horacit, Primo Levit e të tjerë, unë zgjedh shprehjet e martirëve shqiptarë para togës së pushkatimit: “I fali të gjithë ata që në çdo kohë mund t’më ken’ ba keq”.

Nuk e qep gojën, sepse zëri im modest duhet të dëgjohet, edhe pse nuk e kam mundësinë të hap edicionet e lajmeve në televizionet shqiptare. Sepse, e ndjej detyrim që të shkruaj dy fjalë për ata që ju detyrohem aq shumë, në mënyrë që shpirti i tyre të mos trazohet edhe tani që nuk bëjnë më pjesë në këtë botë.

“Qepe gojën!” është një shprehje kaq e ulët për t’u përdorur nga një kryeministër. Qoftë kjo shprehja jote apo e këputur diku tjetër, dije se është një shprehje që e kanë përdorur shpesh armiqtë e fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe. Megjithatë, unë nuk e qep gojën.

Me përuljen më të thellë ndaj gjithë të persekutuarve nga diktatura komuniste dhe martirëve që dhanë jetën qelive të errëta të ngjashme me atë që ju sot e quani “art”, me modestinë më të thellë për të folur në emrin e ndonjë prej tyre, ju them se kjo nismë që po ndërmerrni për çfarëdolloj arsye, nuk ka asgjë të përbashkët me respektin dhe dinjitetin për viktimiat e diktaturës komuniste. Promovimin e këtyre sipërmarrjeve e shoh si përpjekje të rrezikshme për të ndryshuar qëllimisht të kaluarën e vërtetë dhe pa asnjë kontribut për të ardhmen vëllazërore të shqiptarëve e prosperitetin e këtij vendi.

Etiketa: bashkëfajtorëbashkëvuajtësBun'Artedi ramaHoracikrimet e komunizmitLuljeta PrognimartirëtPrimo Leviqepe gojen

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Goditet me domate dhe vezë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj

Goditet me domate dhe vezë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

20:09 | 01/02/2026
Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

19:55 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:35 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –
  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com