Gjuhën shqipe po e ndalojnë me polici – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjuhën shqipe po e ndalojnë me polici

00:49 | 17/11/2016
në Opinion
0

Nga Alba Haruni

Kam dashur shpesh t’i kushtoj vëmendje kësaj teme, por shtysën e gjeta sot, teksa policia greke ndaloi dy shoferët e ministrisë sonë të Jashtme, në trasportimin e teksteve në gjuhën shqipe për shtetasit shqiptarë, të cilët duan të mësojnë dhe të mos harrojnë gjuhën e nënës.

Është e panevojshme të them e të stër them, ligjet e traktatet,  mbi të cilat mbështetet e drejta për t’u arsimuar dhe për të mësuar gjuhën e nënës.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Mohimi dhe shkelja e të drejtës për arsimim dëmton aftësinë e njërëzve që t’i zhvillojnë personalitetet e tyre, të mbështesin dhe ta mbrojnë vetveten e familjet e tyre, si dhe të marrin pjesë përshtatshmërisht në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike. Në shkallën e gjerë të shoqërisë, mohimi i arsimimit dëmton çështjen e demokracisë dhe përparimit shoqëror dhe si vazhdim, paqen ndërkombëtare e sigurinë njerëzore. Nëpërmjet arsimimit e mësimit për të drejtat e njeriut dhe për të drejtën njerëzore, mund të ndalohen apo rregullohen shkeljet e të drejtave të njeriut dhe konfliktet e armatosura, si dhe mund të lehtësohet rindërtimi shoqëror pas përfundimit të konflikteve.

Karta Europiane për Gjuhë Rajonale apo të Pakicave ka shkuar një hap më larg në përkrahje të së drejtës për arsimin në gjuhën amtare.

Por, të mësosh gjuhën tënde, historinë, gjeografinë e vendit ku kanë lindur të parët e tu, për shtetin grek është sa “e panevojshme” aq dhe “jolegjitime”.

Të gjithë ne kemi njerëzit tanë në shtetin fqinj grek, ku fati dhe kërkesa për një jetesë më të mirë i detyroi të mërgojnë në fillim vitet e demokracisë e në vazhdim.Të gjithëve na ka ardhur keq, kur për hir të një dokumenti apo të një punësimi më të mirë, për t’i bërë qejfin afendikoit, njerëzve tanë të dashur ju është dashur të ndërojnë emrin, nga Bujar janë shndërruar Jorgo, nga Shpresa janë kthyer në Elpidha e kështu me radhë.Nuk na ka ardhur mirë, por e kemi kaluar pa u thelluar shumë në pasojat e së ardhmes.Të gjithëve ju ka rastisur, sikurse mua, të mos merreni vesh me nipërit apo mbesat të lindur në shtetin fqinj gjatë këtyre kohëve. Për mua s’është vetëm pamundësi komunikimi, problemi është më i thellë dhe do thellohet me kalimin e kohës. Ata, nipërit tanë, janë shqiptarë, me prindër e gjak shqiptari, por që në një të ardhme s’do mundin të artikulojnë, gjuhën së cilës i përkasin, gjuhën shqipe. Ata, të paktët që mundin ta flasin, por jo ta shkruajnë dhe kjo falë gjyshërve, e artikulojnë këtë gjuhë të bukur me ca zvarritje e qaravitje greke aspak intonative për shqipen. Por, nuk mjafton vetëm kjo; problemi i vërtetë dhe serioz është se këta fëmijë nuk dinë dhe nuk do mund të dinë historinë e vendit prej nga e kanë origjinën. Kufizimi i teksteve dhe censura e tyre në rastin më të keq, po rrit një brez, për të cilin Gjergj Kastrioti Skenderbeu do quhet Jorgos Kastriotis, ku Çamëria quhet Epir e ku grekët shtrihen deri aty ku kanë varret e tyre (Kosine, Bularat).2

Në fakt, ky duhet të jetë shqetësim shtetëror e kombëtar. Nuk mundën shekujt të asimiljonë gjuhën shqipe, megjithëse armiqtë e saj ishin të shumtë në ngjyra, fe dhe kombësi. Nuk mundet ky shekull i globalizimit ta shterojë e ta varfërojë këtë gjuhë të bekuar. Nuk mundet, por duhen strategji kombëtare për ta mbrojtur e jo të lejohen ca policë të një shteti të dhunojnë librin e gjuhës sonë. Nuk munden të na diktojnë historinë sipas avazeve dhe orekseve të tyre shovene as greku e askush tjetër. Në faqet e asaj historie rrjedh gjak heronjsh, për të cilët kemi detyrim për t’i mbrojtur dhe nderuar.

Shpresoj që të ketë llogaridhënie për ndalimin qoftë dhe të përkohshëm të njerëzve, të cilët transportonin tekset në gjuhën shqipe për shteatsit e tyre emigrantë në Greqi.

Dua ta mbyll me disa vargje të poetit të madh Gjergj Fishta:

“… Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë të Perëndis’,

trashigim, që na la i Pari,

trashigim s’ia len ai fmis…”

Etiketa: afendikoiAlba HaruniBularatgjergj fishtaGjergj Kastrioti Skenderbeugjuha shqipeKosine

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
“Shqipëria e ka faturën e paguar”, rrëfimi i shqiptarit që ka punuar prej  vitesh me Trump

“Shqipëria e ka faturën e paguar”, rrëfimi i shqiptarit që ka punuar prej vitesh me Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com