Nga një Angli – Skoci, derbi më i vjetër në botë, mund të presësh gjithçka. Duke filluar nga solidariteti i tifozëve të dy vendeve, për të respektuar datën 11 nëntor (ose 11.11.11), që është edhe dita e përkujtimit të të rënëve në Luftën e Parë Botërore. Aq e shenjtë është kjo datë për të gjithë britanikët, saqë të dy federatat injoruan paralajmërimin e FIFA-s për sanksione, në rast se stampohen në uniforma pa autorizim lulkuqe (symbol i ditës përkujtimore), apo mbahen shiritë të zinj.
Por kishte edhe të tjera; ndeshje shumë entuziaste futbolli, alkool pafund dhe përplasje të tifozëve me njëri-tjetrin dhe policinë. Por asnjë nuk pranonte të largohej nga stadiumi, madje edhe ata që u mbuluan në gjak. Skocezët kishin mbërritur shpejt në shatërvanin Trafalgar, ku kishte interes për gjithçka, madje edhe për zgjedhjen e presidentit të SHBA-ve, që e kanë përshëndetur duke ngritur fustanellat e tyre.