Katër tregtarë të duhanit në Shkodër janë vënë në pranga ditën e sotme nën akuzën e “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Arrestimi i tyre vjen pasi ata një ditë më parë kundërshtuan dhe hapën me forcë makinën e atikundrabandës dhe goditën me duhanin që ju ishte sekuestruar, punonjësin e policisë.
Policia : “Gjatë kontrollit të ushtruar, tregtarët kanë bërë rezistencë dhe për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur me sende të forta punonjësit e antikondrabandës dhe të policisë, të cilët po kryenin detyrën për konfiskimin e një sasie duhani të grirë, pa dokumentacionin përkatës. Pas hetimeve të kryera u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve, konkretisht :
- Arjan Halili, 30 vjeç, banues në Shkodër
- Marjan Palalej, 35 vjeç, banues në Shkodër
- Denis Zefi, 24 vjeç, banues në Shkodër
- Astrit Muçaj, 39 vjeç, banues në Shkodër
Shkodër/ Përplasje fizike mes tregtarëve të duhanit dhe inspektorëve të Doganës (foto+video)